Efektet anësore të vaksinave, Ilir Alimehmeti tregon disa nga simptomat - Business Magazine Albania

Efektet anësore të vaksinave, Ilir Alimehmeti tregon disa nga simptomat

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tregon se Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Sipas Alimehmetit organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara për çdo vaksinë

AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):

– 971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar.

– 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

– 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.

Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:

– 1 aksident cerebrovaskular,

-2 raste me humbje të shijes,

-1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.

LEXO: Vaksina: Një aplikacion monitoron reagimet e mundshme anësore

Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):

– 5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,

– 169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

– 75 raste të rënda hipertensioni arterial,

-56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

-10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

-9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

-1 rast me konvulsione,

-1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

-1 rast insulti cerebral, dhe

-1 vdekje (nën hetim).

Alimehmeti shpjegon se sipas raporteve të ANSM duket qartë favori që ka popullata ndaj vaksinim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0