Edukimi jashtë Shqipërisë, vjen panairi më i madh me 21 dhe 22 tetor - Business Magazine Albania

Edukimi jashtë Shqipërisë, vjen panairi më i madh me 21 dhe 22 tetor

Studimet jashtë vendit mundësojnë formimin tuaj profesional, por edhe njiheni me kultura të reja. World Education Fair (WEF), panairi më i madh për studime jashtë vendit, vjen në Tiranë dhe Korçë, përkatësisht me datat 21 dhe 22 tetor.

Në panairin e edukimit do të jenë të pranishme më shumë se 40 institucione arsimore me traditë në arsim nga Europa dhe Bota. Panairi do të mbahet edhe këtë vit në Hotel Rogner, Tiranë më 21 Tetor dhe në Hotel Grand Palace, Korçë më 22 Tetor.

Drejtuesit e INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS tregojnë se, do të keni mundësi të bisedoni personalisht me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe të merrni informacion për programet, procedurat e aplikimit, kriteret e pranimit dhe jetesën  në një nga vendet e huaja me interes për ju. Për më tepër, për çdo institucion në dispozicionin tuaj do të jetë një përkthyes anglisht-shqip.

Institucionet e përzgjedhura, u përkasin pikërisht fushave me interesin më të lartë dhe nevojën më të madhe në tregun e punës, duke ju mundësuar të bëni zgjidhje për studimet, por edhe për një karrierë të sigurt.

Bumi turistik në Shqipëri, me 7.2 milionë vizitorë në 8 muaj, solli dhe sfidat e sipërmarrjes vendase për të menaxhuar bizneset turistike. Ata që preferojnë të studiojnë në shërbime hoteliere dhe të sigurojnë një punë të mirë në vendin e tyre, kanë një mundësi të veçantë që ofron ky panair. Bëhet fjalë për një prej 10 zgjidhjeve më të mira në botë, Swiss Hotel Management School.

Nëse doni një lidhje më të afër me familjarët, shkollat europiane janë një zgjidhje praktike. Britania e Madhe vijon të mbetet destinacioni numër një i studentëve shqiptarë dhe kjo duket se do të ndodhë edhe këtë vit. Ndaj INTEGRAL ka sjellë disa prej institucioneve arsimore më të mira, për të konsultuar nga afër mundësitë tuaja të studimeve. Mes tyre janë: University of Northampton, University of Essex, Middlesex University, etj.

Lexo edhe:Si të jeni një model i mirë për punonjësit, klientët dhe komunitetin tuaj dhe pse është e rëndësishme

Asnjë nga ju nuk duhet të hezitojë kur lexon emra të njohur universitetesh dhe të mendojë për tarifa apo kritere të larta aplikimi.

Integral është kujdesur të sjellë të gjitha mundësitë për t’i dhënë shans çdo studenti.

Një mori bursash do të prezantohen gjatë dy diteve të panairit, me 20 Tetor në Tiranë dhe me 21 Tetor në Korçë. Për shembull, universiteti Bishop ofron dy lloje bursash, Corvinus University ofron bursë 100% për kostot e studimit dhe jetesës, AUBG ofron bursa të shumta për studentët shqiptarë. Bursa studimi ofrojnë edhe Universiteti i Essex-it, Northampton, Middlesex , etj.

Për t’u njohur me të gjitha mundësitë e studimit jashtë dhe për të gjetur institucionin më të mirë arsimor për ju, bëhuni pjesë e panairit.

Panairi vlen të vizitohet nga e gjithë familja, pasi do të keni mundësi të njiheni me universitetet, shkolla të mesme dh madje edhe programet shumë të ndjekura të kampeve verore.

Rreth Integral Educational Programs

Integral Educational Programs është konsulenti nr. 1 për edukimin tuaj jashtë vendit dhe programit Work and Travel në SHBA. INTEGRAL Group ka mbi 30 vjet përvojëndërkombëtare në ofrimin e informacionit për studentët, prindërit dhe këdo që është i interesuar të zgjedhë programet dhe institucionet më të mira arsimore jashtë vendit, shkollat e mesme, universitetet dhe qendrat e gjuhës. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 12-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 500 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA, Kanada dhe Azi.

Rezervo Këtu vendin tënd FALAS në panair!

 

SHKOLLA TË MESME                     UNIVERSITETE                          KAMPE VERORE

 

Britani e Madhe

Zvicër

Westbourne School​

Swiss Education Group​

Abbey DLD Group​

Swiss Hotel Management School​

University of Northampton​

University of Essex​

Hotel Institute Montreux​

Middlesex University​

Hungari

Kaplan International Pathëays​

University of Pecs​

David Game College Group​

Corvinus University of Budapest​​

City, University of London

Hollandë

The University of Birmingham

The Hague University of Applied Sciences​​

Academic Summer

          Itali

Queen Mary, University of London

Universita Cattolica del Sacro Cuore

University of Brighton

Kanada

Austri

Bishop’s University​

Carinthia University of Applied Sciences​

University of Victoria Canada

Danube International School Vienna

 

University of Applied Sciences Upper Austria​

USA

​Bullgari​​

Arizona State University​

American University in Bulgaria​

Simmons University​

​Azerbaxhan​​

Pace University​

Azerbaijan State University of Economics​

University of Connecticut​

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0