Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet

Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet


Ditët e fundit, vëmendja jonë ka qenë e përqëndruar tek tërmeti, dëmtimet, humbjet dhe pasojat e tij. E kush më mirë se Edlina Bano Losha mund të na fliste për këtë temë. Ajo me profesion është inxhinjere ndërtimi dhe madje për disa vite ka punuar si e tillë. Përpos kësaj ajo ka një dashuri të jashtëzakonshme për fëmijët dhe për këtë arsye para 15 vitesh themeloi kopshtin “Princi i lumtur”. Në këto ditë të vështira për të gjithë, Eda ishte pranë fëmijëve, pranë qenieve më të brishta në botë, duke kaluar me ta këto momentet e panikut.

Për BusinesMag.al ajo flet më me detaje rreth kësaj teme. Eda thotë se fëmijët janë pjesa më e qetë e njerëzimit pas dukurive të përmasave të mëdha natyrore. Të zhytur në “plotësimin e nevojave të tyre të çastit” ata paraqiten të qetë nëse ndihen mirë, nëse ashtu janë për momentin. Fëmijët ndikohen paksa nga prindërit, nga ambienti, nga televizionet, nga ç’ka dëgjojnë, por më pas shumë shpejt fokusohen tek lodrat, shoqëria, argëtimet! Kjo është gjendja që ajo ballfaqohet në këto ditë me fëmjët e moshave 1-6 vjeç, me të cilët edhe punon.

“Është shumë lehtësuese të shohësh reagimet e fëmijeve pas tërmetit! Duket sikur nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë! Që kur ata erdhën në kopësht ditët pas tërmetit, lexoja lumturi në sytë e tyre. I kishte marrë malli për shokët, për kopshtin për edukatoret. Por tërmetin nuk e përmendnin fare!”

Kjo situatë në fakt ishte disi e pa pritur edhe për vetë atë, pasi nuk e priste këtë lloj reagimi. Që në nditën e parë kur ndodhi tërmeti, Eda menjëherë ka mbledhur stafin e saj, më të cilët edhe ka diskutuar gjatë për menaxhimin e kësaj situate. Edhe për ta ka qenë e vështirë të menaxhonin një situatën, por para fëmijëve ata duhet të ishin më të forta se kurrë. Para se të kishte kontaktin e parë me fëmijët pas tërmetit të 26 Nëntorit, Edës i është dashur të kalojë shumë kohë duke menduar se si do j’ua shpjegonte fëmijëve këtë situatë, çfarë do ju thoshte atyre për pllakat tektonike… Patjetër që kjo situatë me ndihmën edhe të një psikologu menaxhohet edhe më mire dhe në fakt ashtu ka bërë. Psikologu ka qenë i pranishëm aty në çdo moment.

Edlina Bano Losha

Sipas Edës në të tilla situata nëse kopshti apo çedhja është e pa dëmtuar dhe nuk është ambient problematik, fëmijët patjetër që duhet të shkojnë në këto  institucione. Kontakti me fëmijët e tjerë është më e mira e mundshme për të vegjlit. Ata kanë nevojë të luajnë, mësojnë e mbi të gjitha pse jo edhe të fillojnë të  kuptojnë nga pak rreth këtyre dukurive.

Kam bërë sondazhe me disa fëmijë nga 2,5 vjec deri në 6,5 vjec! Ishte fantastike dhe më kënaqën përgjigjet e thjeshta dhe indiferenca e tyre e plotë ndaj gjithë kësaj! Pothuajse të gjithë më thanë që nuk kanë patur frikë fare dhe nuk kanë ndier gjë fare, ‘por mami pati frikë’.  

Por Eda ka një mesazh për të gjithë prindërit që i mbajnë në shtëpi fëmijët në situata të tilla. Ajo thotë se faktori shkollë – kopësht ka shumë benefite. Fëmijët i kalojnë në mënyrë sportive këto situata, pasi qëndrimi në ambiente të tilla të ngrohta ku mbizotëron hareja, i bën ata të mos e kuptojnë një situatë dramatike që ndodh në vendin e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0