Edison Bitri nis sipërmarrjen në fushën e turizmit

Edison Bitri nis sipërmarrjen në fushën e turizmit


Edison Bitri, prej  7 muajsh i është përkushtuar sipërmarrjes. Sipërmarrja e tij nuk është e pazakontë, por është një sipërmarrje e bukur dhe tërheqëse. Mbi Palasë ai ka ngritur “Qendrën e Guidave Turistike Llogara”.

Ai tregon në një intervistë për BusinessMag.al se në qendrën e tij turistike merret me hiking në Parkun Kombëtar të Llogarasë, vizita në Gjirin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, si dhe hedhje me parashuta. Për krijimin e kësaj sipërmarrje, Edisoni është ndikuar nga turistët e shumtë që ka Jugu i Shqipërisë. Synimi i tij është që të promovojë bukuritë e vendit në sytë e turistëve.

“Turistët nga bota janë të shumtë dhe kanë mbetur të mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë. Edhe vendasit janë eksplorues të natyrës dhe jam munduar që ndërkohë që bëj biznes, t’ju servir atyre pamjet e mrekullueshme të Jugut”.

Biznesi i tij i ri dita ditës ka ardhur duke u rritur dhe ai thotë se kjo kjo është pasojë e punës së tij të pa lodhur.

Lexo: Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

Për Edisonin nisja e sipërmarrjes kishte probleme që lidhen me zonën, pozicionimin e biznesit. Madje, ka vështirësi që po e shoqërojnë edhe sot, si furnizimi me energji elektrike. Shpesh  i duhet tëpërdorë gjeneratorin. Shqetësim për të është edhe mungesa e pastërtisë, aspak e kënaqshme për syrin e turistëve.

Por, vendi ku punon është favorizues, sepse është pikëndalesa e të gjithëve. Granti nga projekti IDEA ka qenë ndihmësi i parë financiar i tij, ndërsa sot po vetëfinancon biznesin e tij, pasi të ardhurat janë në rritje. Në të ardhem, ai synon që të të krijojë edhe një pikë tjetër të ngjashme në Orikum.

Për të turizmi është faktor kyç në ekonominë e vendit dhe përveç përfitimeve financiare, Edisoni dëshiron të promovojë bukuritë e vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Your holidays, our passion”, është ky slogani i punës së tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0