Numri i ri i revistës ka dalë. Por do tju kërkojmë ndjesë pasi ky edicion i Business Mag, do t’ju motivojë të lini zyrën…! Sic mund të kuptohet, ky numer i kushtohet turizmit, udhëtimeve, pra pushimeve. Tek ky edicion do të gjeni shkrime interesante që do tju vijnë në ndihmë të realizoni pushimet e endërrave tuaja, kuriozitete si dhe shumë intervista rreth startup-ve që kanë filluar ta bëjnë vibrant edhe mjedisin shqiptar.
Tek shfletoni faqet e saj, do të ndjeni aromën e detit e të rërës, pra, “aromën”e TripAdvisor! Kush nuk e njeh sitin më të njohur në botë ku të paktën të gjithë kanë vozitur një herë të vetme për të kapur ofertën më të mirë për pushimet e tyre! 170 milion komentet e opinionet rreth hoteleve, restoranteve, bukurive natyrore dhe bizneseve të tjera të lidhura me udhëtimet kanë bindur për të disatën herë bashkëthemeluesit e TripAdvisor, Stephen Kaufer & Langley Steinert seTripAdvisor është “Just for You.”
Prandaj me celularin apo tabletin tuaj në dorë (cdo gjë po shkon mobile), lexoni me kërshëri për TripAdvisor dhe 5 sitet më të njohura të momentit që do tju shpëtojnë nga vuajtjet për një rezervim hoteli dhe avioni me një cmim sa më ekonomik. Por sado që shikimin e hedhim larg, pushimeve në plazhet shqipëtare, ne zor se i rezistojmë në fund të fundit. Këtë e konstaton me optimizëm edhe Agim Mehmeti, drejtori i kompanisë së udhëtimit, “Albtoursd-Vas Tour” kur thekson se Shqipëria po jep sinjale të dukshme si destinacion që mund të konkurojë me tregjet e ndryshme Europiane.
Por nuk mendon kështu Këshilltari Tregtar Austriak, Peter Hasslacher i cili në një intervistë ekskluzive për Infoalbania, nënvizon se produkti ‘shqiptar’ duhet të përmirësohet akoma më tej kur vjen puna tek turizmi. Më tej, në përgjithësi, ai nuk është i kënaqur me atmosferën e biznesit që ai dhe biznesmenët austriakë gjejnë në Shqipëri. Këtë e tregon edhe anketimi më i fundit i zhvilluar nga Zyra Tregtare e Austrisë.
Ah për për pak harruam, para se të niseni në këtë udhëtim që e keni pritur një vit të tërë, përgatituni për ndonjë surprizë që mbase nuk e keni parashikuar: si për shembull një robot tek check-in desk në hotel apo aplikacione të reja për të vërtetuar cilësinë e Wifi në hotelin tuaj! Ah, ky është rezultati i teknologjisë!
Por ne si Business Mag, nuk harrojmë dot se pas organizimit të një palë pushimesh si duhet, qëndrojnë shumë kompani e startup-e që jua lehtësojnë punën dhe jua bëjnë qëndrimin tuaj një eksperiencë të këndshme. Prandaj duke mos qëndruar gjatë tek pushimet, ne ju ofrojmë besnikërisht rubrikën “Këshilla nga njerëz të suksesshëm” ndërsa i dedikohemi edhe Startup Weekend Tirana, një nga ngjarjet më të shënuara në Tiranë që mobilizoi shumë të rinj në fushën e startup-ve. Flasin për ne ekskluzivisht organizatorët e këtij eventi dhe fituesit me projektet e tyre të vecanta por edhe menaxherja e Talent Garden, Lindita Komani që afron talentet në fushën dixhitale. Në çdo fjalë të tyre, i thuret lavde asaj “IDESË UNIKE.” Pikërisht ajo ka frymëzuar edhe deputetin e parë shqiptar në Parlamentin Belg, Ahmet Gjanaj të ndihmojë në lancimin e 800 bizneseve të vogla dhe të mesme në Belgjikë apo sipërmarrësin më të ri shqiptar, Emiland Skora të lërë Amerikën për Shqipërinë dhe bimët e saj aromatike.
Keni shumë për të lexuar. Ju urojmë një verë argëtuese! Dhe nën rrezet e nxehta të diellit, konsumoni sa më shumë Ujë Tepelena i cili është më i garantuari për nga cilësia. Këtë se themi ne por Administratori i Ujit Tepelena, Luciano Cirillo!
Shijojeni!
Kemi harruar ndonjë gjë? Ju e dini se cfarë të bëni: Na shkruani!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto