Edi Rama: Nëse nuk respektohen masat, do të rimbyllemi

Edi Rama: Nëse nuk respektohen masat, do të rimbyllemi

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-konference për përkeqësimin e situatës me shifrat e larta të koronavirusit në vend, paralajmëroi për një rimbyllje të dytë të vendit.

Në një komunikim në Facebook, kreu i qeverisë bëri me dije masat, që do të ndërmerren për të bërë të mundur uljen e numrit të të infektuarve.

Sipas Ramës, nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve, bizneset duhet të zbatojnë protokollet në të kundërt do të penalizohen, dhe qytetarët po kështu duhet të respektojnë masat e distancimit fizik.

Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar. Po grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se numrat e lejuar do penalizohet individualisht. Së dyti, bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më. Së treti, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, por do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike”.

Lexoni: 82 pacientë të infektuar me COVID-19, shtohen vatrat e infeksionit

Edi Rama paralajmëroi se një rimbyllje e dytë e vendit do të jetë shkatërruese për ekonominë, por nuk përjashtohet si mundësi nëse situata nga pandemia vijon të përkeqësohet.

Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu do të mund të na dhet të rimbyllemi, dhe pastaj do na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët”, theksoi Kryeministri Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0