Edi Rama: Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara

Edi Rama: Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lehtësira të reja për bizneset, që lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë sqaron se aplikimi për çdo rast do të bëhet në e-Albania.

“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në e-Albania.

Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për: transport për stafin me autobusë ose furgona; leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30; leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24.

“Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”, shkruan kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Lexoni:Të rihapen aktivitetet ekonomike. Kërkesa e Konfindustrisë për qeverinë

Portali qeveritar, i cili po përdoret për dhënien e lejeve të lëvizjes për qytetarët dhe bizneset paraqiti këto seksione:

“Leje për transport për stafin” mundëson marrjen e lejes për qarkullimin e automjeteve të kompanive private, që kryejnë transportin e punonjësve për përshkimin e itinerarit: Shtëpi-Punë-Shtëpi.
“Leje për qarkullim për nevojat e subjekteve” mundëson pajisjen me leje për marrjen e shërbimeve të ndryshme private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00 të mëngjesit deri në 17.30 të pasdites.
“Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve” mundëson pajisjen me leje pa limit për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë në 24.

Kohëzgjatja e lejes së qarkullimit për nevojat e subjekteve është 7 ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0