Edhe nëse mund të kurseni vetëm 50 dollarë në muaj, bëjeni. - Business Magazine Albania

Edhe nëse mund të kurseni vetëm 50 dollarë në muaj, bëjeni.

E vërteta është se situata juaj aktuale financiare është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i zakoneve tuaja financiare të viteve të kaluara. Me fjalë të tjera, zakonet tuaja ose mund t’ju bëjnë të pasur ose mund t’iu varfërojnë plotësisht.Në këtë artikull, do të ndajmë shtatë zakone nga të cilat duhet t’i hiqni sa më shpejt.

Mjaft e kërkuat lumturinë tek gjërat.
Kultura e konsumatorit ka një objektiv: t’ju bëjë të ndiheni sikur keni nevojë për veshje të stilistëve, marka të shtrenjta, teknologjinë më të fundit dhe makina luksoze për të qënë më në fund të lumtur. Kjo është një gënjeshtër e hapur e krijuar nga reklamat. Dhe është krijuar qëllimisht e tillë, që t’iu marrë paratë. Të gjitha studimet tregojnë se lumturia nuk gjendet tek blerja e gjëra.

Mos kini frikë nga investimi.
A nuk është investimi i rrezikshëm? A nuk është si bixhozi? A nuk humbasin njerëzit të gjitha kursimet e tyre të jetës në bursë? Po, të gjitha këto gjëra janë të vërteta. Por ato janë të vërteta vetëm për ata që hyjnë në bursë pa mësuar se si funksionon bursa. Siç thoshte Warren Buffett, “Rreziku vjen nga mosdija se çfarë po bëni”. Investimi është diçka që mund të mësohet. Është një aftësi që mund ta zhvilloni.

Ndaloni së besuari se nuk mund të kurseni
Edhe nëse mund të kurseni vetëm 50 dollarë në muaj, bëjeni. Ka të bëjë me ndërtimin e zakonit të kursimit në mënyrë që të bëhet pjesë e identitetit tuaj.Nëse nuk e ndërtoni zakonin e kursimit kur keni pak para, nuk do ta bëni as kur keni shumë para.Është për shkak të zakoneve financiare që keni krijuar para se të bëheni të pasur. Pra, rregulloni zakonet tuaja financiare dhe vetëdisiplinën edhe kur keni pak për të kursyer/investuar. Thjesht filloni, edhe nëse nuk është shumë.

Mjaft e pranuat mediokritetin.
Është koha të kërkoni më të mirën nga vetja, për veten tuaj . Mos i pranoni më justifikimet tuaja. Mos e pranoni më mediokritetin.Ju mund të ndryshoni rrënjësisht të ardhmen tuaj kur, sot, vendosni të mësoni aftësi të reja me të ardhura të larta, të disiplinoheni financiarisht dhe të bëni investime të mençura. Merrni përgjegjësinë për jetën tuaj. Shumë faktorë të jashtëm ndikojnë në jetën tuaj si ekonomia, shefi juaj, partneri juaj, klientët tuaj. Por, në fund të fundit, ju jeni në krye. Ju vendosni të mësoni një aftësi të re sot ose të humbni orë të tëra duke lëvizur nëpër mediat sociale.
Lexo: Pesë miliardë telefona do të hidhen në vitin 2022

Mos u bëni pjesë e lojës së krahasimit.
Shumica e njerëzve janë të mbërthyer në një lojë krahasimi. Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e pasurisë së tyre, ata kujdesen më shumë për t’u treguar njerëzve të tjerë se sa mirë po ecin financiarisht. Siç thotë Morgan Housel në The Psychology of Money, “Shpenzimi i parave për t’u treguar njerëzve se sa para keni, është mënyra më e shpejtë për të pasur më pak para”. Kur kujdeseni shumë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju, filloni të merrni vendime të pamenduara financiare. Kjo është arsyeja pse pasuria e vërtetë hesht. Pasuria e vërtetë është shumë e padukshme . Pasuria është numri në llogaritë tuaja bankare dhe të investimeve. Këto asete financiare janë të padukshme për njerëzit e tjerë. Ata nuk bëjnë asnjë zhurmë dhe nuk shkëlqejnë si një diamant. Në përgjithësi, ndaloni së luajturi lojën e krahasimit. Ndaloni të përpiqeni të dukeni të pasur për njerëzit e tjerë. Përqendrohuni të bëheni të pasur për veten dhe familjen tuaj. medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0