Edhe Facebook kerkon te kete hashtag - Business Magazine Albania

Edhe Facebook kerkon te kete hashtag


Mesa duke edhe Facebook kerkon te kete hashtag, nje nga simbolet karakteristike te Twitter. Ne menyre qe te kompletoje motorin e kerkimit, sipas fjaleve te Zuckerberg.

Facebook do qe t’i lejoje perdoruesve te vete te perdorin simbolin # si mjet me te mire per perdoruesit per rreth ndonje teme, sic mund te bejne tani ne Twitter, shkroi Wall Street Journal, duke cituar zerat anonime qe qarkullojne. Nuk eshte ende e qarte sesa kohe do t’i duhet Facebook qe te lancoje kete funksion.

Instagram, rrjeti social qe bleu Facebook vitin qe kaloi, ne fakt e perdorte hashtag. Pra duket si nje evolucion natyral i Graph Search. Kerkimi per momentin eshte i limituar me informacionet te futura nga perdoruesit persa i perket pozicioneve gjeografike, miqve dhe ‘likes’.

Nese shtohet hashtag do te zgjerohen funksionet e kerkimit duke lejuar perdoruesit t’i bashkangjiten debateve dhe argumentave rreth nje teme te caktuar. Facebook tashme perdor simbolin @ per te treguar persona, vende apo faqe.

Duke futur hashtag perdoruesit do t’i japin me shume shikueshmeri permbajtjeve te tyre, azhornimeve, fotove dhe videove. Por Twitter nuk e ka shpikur hashtag, sepse prania e ketij simboli ka qene perpara se te ekzistonte ky blog. Prej atehere ka pasur shume qe e kane pervetesuar kete simbol, mes te cileve Pinterest, Instagram dhe Google +.

Tani gjendet edhe ne brendesi te reklamave dhe programeve televizive. Hashtag mund te jete arma me e forte e Facebook ne luften e tij per tu bere rrjeti social me i rendesishem ne bote. Apo ndryshe, Facebook e ben kete se mund ta beje pasi Twitter nuk mund te beje asgje per ta ndaluar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0