eBiznes, një app për shumë shërbime - Business Magazine Albania

eBiznes, një app për shumë shërbime

eBiznes

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e domosdoshmëri, për t’i pasur e përvetësuar në të përditshmen e tyre ato. Jo vetëm për komunikim, takime e mbledhje, por sidomos dhe për mirëfunksionimin e zgjerimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre, duke siguruar më shumë efikasitet e cilësi, në më pak kohë e lodhje.

eBiznes është aplikacioni më i ri që ofron Vodafone Business, për këtë nevojë të madhe, duke dixhitalizuar kështu procesin e shitjeve për bizneset e të gjitha llojeve e industrive dhe duke hequr nevojën për kase fiskale.

Thënë ndryshe? Gjithçka është në një app, në eBiznes, që bën të mundur manaxhimin e biznesit nga celulari apo tableti. Biznesi s’do të ketë më nevojë për kase fiskale tradicionale. Me një tarifë mujore shumë të ulët, deklarimi i shitjeve edhe fiskalizimi i faturave tatimore mund të bëhet nëpërmjet aplikacionit eBiznes, direkt nga telefoni në kohë reale tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Klientët s’do të kenë më kosto fillestare e as kasë fiskale por një pajtim mujor minimal. Klientët mund të bëjnë lehtësisht shitje, të anullojnë fatura, të aplikojnë ulje direkt nga aplikacioni, të dërgojnë faturën me e-mail te klienti, të menaxhojnë listën e produkteve, të monitorojnë punën në distancë, të bëjnë deklarimet e shitjeve automatike në kohë reale apo dhe të përfitojnë raportim ditor dhe mujor të shitjeve të biznesit.

Po si funksionon, si sigurohet marrja e gjithë këtyre shërbimeve që ofrohen të gjitha në këtë app? Eshtë shumë e thjeshtë. Mjafton të keni një smartphone, tablet ose një pajisje që e mundëson Vodafone, të shkarkoni nga Play Store dhe Apple Store aplikacionin eBiznes, të bëni abonimin mujor për shërbimin, të lidheni me internetin, të merrni certifikatë elektronike nga AKSHI, dokumenta të tilla si ekstrakt nga QKR-ja dhe kartën e identitetit.

Lexo: Drejtori i Vodafone Albania në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor: Të punojmë për të mos humbur kohë në proçesin e digjitalizimit

Kaq! Duke shkarkuar aplikacionin eBiznes, të jeni të sigurtë se do të keni me vete zgjidhjen e zgjedhjen më të mençur për ecurinë e mirë të biznesit tuaj, do të keni portofol inovativ të Vodafone Business, të ofruar me qëllimin e përhershëm që klientët Vodafone të vazhdojnë të jenë gjithmonë një hap përpara drejt së ardhmes digjitale e të suksesshme për biznesin e tyre.

Për më shumë informacion, rezervo një telefonatë këtu ose vizito çdo dyqan Vodafone.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0