E vërteta e ofertave me 0% interes; financim i zgjuar! - Business Magazine Albania

E vërteta e ofertave me 0% interes; financim i zgjuar!

E vërteta e ofertave me 0% interes; financim i zgjuar!

Në një epokë pasigurie financiare, një ofertë spikat: Pagesa me këste me 0% interes! Por çfarë fshihet pas kësaj marrëveshjeje? Në këtë artikull do të zbuloni përfitimet dhe transparencën pas këtyre ofertave joshëse.

Si mund ta kuptojmë “produkt me këste, me interes zero”?

Në pamje të parë, blerja me këste me 0% interes mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Megjithatë, transparenca është në thelb të këtyre produkteve. Ndryshe nga opsionet tradicionale të financimit, produkte si Smart 0% nga iute, për financim me këste me 0% interes, vendosin të gjitha kartat në tryezë, duke fuqizuar konsumatorët me kushte të qarta dhe praktika të sakta. Klienti mund të blejë produktin e dëshiruar në një nga partnerët e iute dhe pagesën ta kryejë në 4 këste të barabarta, në 4 muaj, pa asnjë kosto shtesë.

Çfarë përfiton klienti nga Smart 0%?

Ka ikur koha e tarifave të fshehura dhe taktikave mashtruese. Me financimin Smart 0% do të thotë zero përqind interes në pagesën e produktit me këste. E thënë më thjeshtë: nëse klienti vendos të blejë një smartphone të ri që kushton 100’000 lekë, me formulën Smart0% do të paguajë 4 këste nga 25’000 lekë, asnjë qindarkë më shumë. Paraja ka gjithmonë një kosto dhe këtë herë, koston e merr përsipër biznesi, për të sjellë për qytetarët, ofertën më të mirë në treg.

Lexo edhe: IuteCredit blen 59.7% të aksioneve në bankën moldave Energbank

Çfarë do të thotë Smart 0% për biznesin shqiptar?

Në letër, marketingu është një koncept i thjeshtë: tërhiq vëmendjen e audiencës, plotëso një nevojë të klientëve të tu dhe shit produktin tënd. Në praktikë, procesi i shitjes dhe marketingut kalon një rrugëtim të gjatë e të komplikuar për të fituar mendjen dhe zemrën e klientit. Në këtë mënyrë, herë pas here krijohen ide dhe fushata promocionale që bëjnë për vete klientin fundor: “X% skonto”, “Paguaj 1-Merr 2” apo “Smart 0%”, janë të gjitha taktika marketingu për të rritur numrin e klientëve.

Znj. Iva Kuka, personi përgjegjës për marketingun e markës “Argjendari Donaldo” tregon më shumë për produktet me këste me 0% interes: “Smart 0% është një ide interesante që tërheq vëmendjen e qytetarëve. Kemi vënë re një rritje të klientëve që pyesin për mundësinë për të blerë produktet tona duke paguar me këste me 0% interes nëpërmjet iute”.

Një tjetër koment mbi benefitet e produktit Smart 0% dhe impaktin e saj në industrinë e teknologjisë, vjen nga Z. Albi Hoxha, themelues i markës “Redline”: Smart 0% është një super ide për të bërë klientët për vete sepse është një mundësi që kënaq të gjitha palët: ne duam të shesim sa më shumë produkte, ndërsa klientët duan të blejnë produkte të reja teknologjike dhe të paguajnë çmimin më të leverdisshëm. Ne marrim përsipër të paguajmë vlerën e parasë në kohë dhe në këtë mënyrë klienti merr ofertën më të mirë.”

Për të mësuar më shumë mbi logjikën financiare pas produkteve “Smart 0%” ne pyetëm Z. Arbër Koruni, Drejtor i Departamentit Komercial në iute.  Ai na shpjegon se e vërteta pas Smart 0% është më e thjeshtë nga sa duket.

Z, Koruni:
“Quhet Smart sepse i ofron klientëve mundësinë për të bërë blerje të zgjuara duke paguar me këste dhe duke menaxhuar më mirë financat e tyre personale dhe 0% sepse është e vërtetë që klienti fundor paguan 0% interes të shtuar mbi produktin. Klientët janë skeptikë por mund të përllogarisin shumë thjeshtë vlerën e produktit dhe këstit duke ndarë çmimin në 4 këste, në 4 muaj dhe do të kuptojnë se nuk ka asnjë kosto të shtuar. Produkte të tilla financiare janë prezantuar më parë nga gjigandë si Apple, Amazon dhe Walmart, e tashmë janë produkte të afirmuara në tregjet globale dhe kanë korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Tregu shqiptar është ende në zhvillim por jam i bindur që një iute po bën një punë të shkëlqyer në edukimin financiar të popullatës.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0