E Premtja e Zezë, tradita amerikane e Falenderimeve

E Premtja e Zezë, tradita amerikane e Falenderimeve


Pajisjet elektronike kanë qenë tradicionalisht artikujt më popullorë të shitjeve të së Premtes së Zezë. Walmart, shitësi më i madh në botë me pakicë, para ditës së Falenderimeve mbajti stok mbi 1 milionë TV për të përballuar kërkesën e lartë.

Por a ia vlen të qëndrosh në rradhë të stërzgjatura në atë të ftohtë për të blerë gjëra të ‘vockla’, duke shmangur bërrylat e blerësve të tjerë për një zbritje 15%? Kaq kursehet mesatarisht për të mirat elektronike, kompjuterat dhe telefonat nëse pret t’i blesh gjatë së Premtes së Zezë, sipas të dhënave nga WalletHub.

Sipas analistëve të financave personale, të cilët vrojtuan çmimet gjatë një periudhe kohore nga 26 Tetori deri më 19 Nnëntor për t’i krahasuar me çmimet në ditën e Falenderimeve. Ata zbuluan se skontot që përftonin konsumatorët për telefonat dhe kompjuterat ishin rreth 14% dhe për pajisjet e tjera elektronike rreth 17%.

“Pazaret” më të mira që mund të bëhen gjatë kësaj dite sipas analistëve të Financave Personale, janë ato mbi filmat, librat dhe muzikën me 28% ulje, video lojërat me 22% ulje dhe lodrat për fëmijë me 22%. Stolitë do të jenë me një skonto mesatare prej 4%, ndërsa kategoria e dekorimeve 8%.

Sigurisht, ka edhe blerje me skonto shumë fitimprurëse. Për këtë WalletHub ka përpiluar një listë të atyre shitësve që do të ofrojnë skontot më të ulëta gjatë së Premtes së Zezë ku përfshihen Walmart, Target, Macy, Kohl dhe Toys R Us.

Për të parë analizën e plotë të WalletHub mbi listën e zbritjeve, mund të klikoni këtu.

Artikulli u publikua nga Forbes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0