E-mma sjell në fokus luftën për diversitetin gjinor në Ballkan - Business Magazine Albania

E-mma sjell në fokus luftën për diversitetin gjinor në Ballkan


Tiranë, 13 Nëntor 2018 – Shoqata E-mma, e pranishme në 12 qytete franceze, vazhdon zhvillimin e saj ndërkombëtar duke hapur një zyrë në Tiranë, Shqipëri me mbështetjen e Epitech Balkans, Komisionit Europian, Microsoft dhe aktorëve të tjerë nga ekosistemi. Që nga viti 2013, E-mma mbledh së bashku më shumë se 500 gra dhe studentë në të gjithë Francën duke sjellë në fokus diversitetin gjinor në botën dixhitale.

E-mma është një shoqatë franceze që synon të promovojë diversitetin gjinor në fushën dixhitale, e cila është pothuajse ekskluzivisht mashkullore. Kjo shoqatë dëshiron të inkurajojë femrat që të hyjnë në këtë fushë, të cilat janë ndarë nga arsimimi dhe kultura e tyre. Asnjë fushë nuk mund të jetë produktive nëse nuk përbëhet nga meshkuj dhe femra. Gjithashtu fokusi është që të inkurajojnë njerëzit që të bashkohen me E-mma për të punuar së bashku. E-mma e sheh të ardhmen në dy kopje, që do të thotë se aty ku diversiteti bëhet familjar dhe ku produktiviteti ka të bëjë me barazinë.

Ky inaugurim do të festohet më 13 Nëntor në orën 16:00Tirana Business Park, Rruga e Rinasit, Ndërtesa 07, Salla Berlin.

Axhenda:

16:00 – Fjalimi hapës:
Znj. Dipty Chander – Presidente e E-mma në botë
16:05 – Panel Diskutimi:
Znj. Marija Gabriel – Komisionere Europiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale
Z. Sokol Vladi- Drejtor i Microsoft Albania
Z. Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë (TBC)
Znj. Dipty Chander – Presidente e E-mma në botë
16:55 – Mbyllja:
Armend Tahiraj – Drejtor Menaxhues i Epitech – Falënderim për pritjen e E-mma Balkan. 1 vjetori i Epitech në Shqipëri
17:00 Networking dhe Coffee / Cocktail break

Ju lutemi gjeni më poshtë linkun e regjistrimit:

Regjistrimi: https://bit.ly/2DkJgzJ

Kontaktoni për më shumë informacion në: e-mma@epitech.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0