E diplomuara në Universitetin e Prishtinës, Sabina Gjocaj, përzgjidhet ambasadore në Universitetin e Groningenit,në Holandë - Business Magazine Albania

E diplomuara në Universitetin e Prishtinës, Sabina Gjocaj, përzgjidhet ambasadore në Universitetin e Groningenit,në Holandë


Në mesin e qindra aplikantëve nga mbarë bota, në një ceremoni formale të organizuar nga ky universitet, Sabina u përzgjodh ambasadore, duke marrë mbi supe misionin e promovimit ndërkombëtar të këtij institucioni, i cili bën pjesë në listën e 100 universiteteve më të mira në botë.

E me këtë përzgjedhje, Sabina, e cila i kreu studimet bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës, bëri që emri i shtetit të Kosovës të shfaqet kudo në faqet e Universitetit të Groningenit.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë për faktin se tanimë të gjithë studentët e interesuar nga Kosova e kanë një pikë referuese për studimet në Universitetin e Groningenit, gjë e cila ua lehtëson marrjen e informatave dhe, mbi të gjitha, u ndihmon sadopak gjatë periudhës së aplikimeve”, shprehet ajo.

Sabina thotë se rrugëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë por edhe formimi akademik i marrë në UP i ka ndihmuar që t’ia dalë mbanë.

“Natyrisht se për të studiuar në universitete të tilla, siç është ai i Groningenit, duhet pasur një formim akademik dhe profesional goxha të mirë. Pjesë e formimit tim kanë qenë edhe studimet në Fakultetin Juridik në UP. Megjithatë, programi i studimeve që kam pasur në Groningen ka qenë më i fokusuar në aspektin global (ndërkombëtar) të së drejtës penale, ndërkaq në UP, bazat më të mira i kam formuar në aspektin ndërkombëtar të së drejtës penale”, rrëfen ajo.

Ajo është kthyer në Kosovë për të kontribuar në reformimin e sistemit ligjor dhe aktualisht është e punësuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në cilësi të zyrtares ligjore.Vlen të përmendet që Sabina ka përfunduar studimet me sukses maksimal.

uni-pr.edu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0