A e dini sa të pisëta janë paratë tuaja? - Business Magazine Albania

A e dini sa të pisëta janë paratë tuaja?

~4 minuta lexim


Paratë. Fjala që nuk del kurrë nga moda. Ato na nevojiten për të jetuar, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë keni prekur kur mbani në dorë një kartëmonedhë 20 mijë lekëshe, ose një grush plot me monedha të vogla? 

Jetëgjatësia e monedhave dhe kartëmonedhave

Monedhat janë ndërtuar për të zgjatur. Madje, ekzistojnë akoma monedha që nga koha e Jul Çezarit. Jetëgjatësia e një monedhe shkon deri në 30 vjet, por në disa raste ajo mund të jetë në qarkullim deri në 50 vite apo edhe më shumë. Ato kalojnë dorë më dorë dhe asnjëherë nuk pastrohen.

Le të zbulojmë së bashku të vërtetën “e pisët” që fshihet në paratë që mbani në portofol.

Çfarë mikrobesh përmbajnë kartëmonedhat?

Sipas shumë kërkimeve të bëra organizmat më të rrezikshëm që janë gjetur në kartëmonedha janë këta më poshtë:

Streptococcus

Ky nuk është dhe aq shqetësues. Në rast kontakti me këtë mikrob me shumë gjasa ju do të merrni një dhimbje fyti, por ajo gjithashtu shkakton infeksione të lëkurës, infeksione urinare madje dhe pneumoni.

E. coli

Të gjithë e njohim Escherichia coli-n. Edhe pse disa tipe të saj janë të padëmshme, disa të tjera janë vdekjeprurëse. E.coli krijon anemi dhe probleme me veshkën, të cilat mund t’iu çojnë drejt vdekjes. Shumë njerëz që preken nga ky mikrob vuajnë nga dhimbjet e stomakut, vjellin dhe kanë diarre.

Salmonella Enterica

Salmonella Enterica është një nga shkaktarët kryesor të helmimit të ushqimit. Ky mikrob trasmetohet dhe përhapet edhe përmes parave.

Staphylococcus Aureus

Ky mikrob është përgjegjës kryesisht për infeksionet e lëkurës, por gjithashtu edhe për pneumoninë, helmimin e ushqimit dhe helmimin e gjakut.

MRSA

MRSA është një lloj stafilokoku (staphylococcus) shumë i rrezikshëm, sepse është rezistent ndaj antibiotikëve dhe medikamenteve të tjera.

Proteus

Ky është një bakter që gjendet në zorrët e kafshëve dhe në tokë. Ai shkakton infeksione urinare, të cilat janë lehtësisht të trajtueshme.

Me pak fjalë paratë janë të shpifura! (të paktën kështu thotë shkenca). Ato janë të mbushura me baktere. Ato janë të infektuara me mikrobe. Dhe janë gjithashtu shkaktare të shumë sëmundjeve. Mos i lëpini gishtat kur numëroni para, sepse pasojat i merrni vet me mend. Duhet të shmangni prekjen e parave përpara se ta hani bukë dhe gjithmonë mbani me vete një gjel pastrues për duart. Mos i vendosni paratë në gojë, as nëse keni vënë ndonjë bast, dhe së fundmi mos i mbani duart afër gojës pasi keni prekur para.

/WiseBread

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0