A e dini çfarë do të thotë emri “Samsung”?
Përditësuar së fundmi: 06/04/2017

A e dini çfarë do të thotë emri “Samsung”?

Share
nga Neada Muçaj
Pri 06, 2017

Samsung është kompania që krijon telefonat inteligjent më të famshëm në botë me platformë mobile Android  dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është te “Galaxy S8” dhe “Galaxy S8 Plus”, telefonat e së ardhmes.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë “Samsung”? Duke qenë se nuk kemi shumë njohuri për gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit “Samsung” është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit. Megjithatë, për t`u bërë një “bishë” vërtet edhe më madhështore, duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur “Galaxy S8” dhe “Galaxy S8 Plus” mund të jenë ata, që do të vendosin për fatin e kompanisë përballë konkurrentit të përhershëm iPhone.

/PhoneArena

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00