Por Scott Mathers nuk ka ndjekur hapat e të atit. Përkundrazi, ajo është bërë një influencer-e në Instagram.
Nën llogarinë @hailiejade, Scott Mathers ka 1.6 milion ndjekës dhe fotot e saj me veshje, ushqime dhe kafene të Starbucks marrin mesatarisht rreth 100,000 pëlqime. Ajo gjithashtu poston selfie me këshilla për bukurinë.
Scott Mathers, tani 23 vjeç, ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Michigan-it, i cili është vendi ku ajo hapi llogarinë e saj në Instagram në vitin 2016, sipas Daily Mail.
Që prej asaj kohe, ajo duket se është bërë një influencer-e me kohë të plotë, duke postuar foto artistike të festave dhe vendndodhjeve interesante.
Eminem ka tre fëmijë: Scott Mathers dhe dy motrat e saj, Whitney Scott Mathers dhe Alaina Marie Mathers, të cilat Eminem i birësoi me ish-gruan e tij, Kimberly Anne Scott.
Sipas Evening Standard, Scott Mathers përdor një aplikacion të quajtur LikeToKnow.it, ku ndjekësit mund të blejnë produktet që ajo i vesh. Influencer-ët fitojnë një përqindje të vogël të fitimeve në këtë mënyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.