E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip

E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip



Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare. Samsung Electronics zbuloi Galaxy Z Flip një smatphone të ri, të palosshëm që bën diferencën, në San Francisco, SH.B.A. Galaxy Z Flip është i guximshëm dhe elegant, i projektuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre.

Projektuar me një xham të palosshëm, i pari i llojit të tij. Galaxy Z Flip përkul ligjet e fizikës, dhe përmban një ekran 6.7 inç i cili paloset në mënyrë elegante dhe kompakte që përshtatet me pëllëmbën e dorës. Projektuar me një Hideaway Hinge inovative dhe UX të krijuar posaçërisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Nga modeli i tij elegant e deri në përvojën fleksibël të kamerës që ofron, Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm.

Lexo: Samsung lançon papritur modelin e fundit Galaxy Z Flip

“Samsung u inkurajua nga entuziazmi për Galaxy Fold. Galaxy Z Flip është hapi i rëndësishëm i radhës teksa kërkojmë të ndërtojmë kategorinë e palosshme duke sjellë për konsumatorët një faktor të ri të formës, ekran të ri dhe më e rëndësishmja, një përvojë të re celulare”, tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Elektronics. Me dizajnin unik të palosshëm të Galaxy Z dhe përvojën e përdoruesit, ata po ridimensionojnë aftësitë e një pajisjeje celulare dhe çfarë ajo i mundëson konsumatorëve të bëjnë.

Trashëgimia e palosshme

Galaxy Fold, që përkufizon kategorinë e tij, filloi epokën e palosshme. Tani, Galaxy Z Flip po e formon atë për një dekadë të re. Si pajisja e parë në serinë Z, Galaxy Z Flip prezanton një portofol të pajisjes së re që riafirmon angazhimin e Samsung për të udhëhequr kategorinë, si dhe për përdorimin e teknologjive dhe faktorë të formës për të krijuar përvoja të palosshme që do të befasojnë dhe kënaqin konsmuatorët në vitet në vazhdim.

Moda Takon Teknologjinë

Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Dhe të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.

  • Stil që përshtatet në xhepin tuaj, i krijuar për transportueshmëri maksimale, Galaxy Z Flip paloset në madhësinë e një portofoli, kështu që lehtësisht mund ta vendosni në xhep ose çantë. Kur mbyllet, është një pajisje kompakte dhe me stil, në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Kur hapet, madhësia e ekranit gati dyfishohet për të zbuluar një ekran mahnitës 6.7-inç. Me paletën e saj elegante të ngjyrave, cepa të rrumbullakosura me shkëlqim dhe palosjen efikase, Galaxy Z Flip padyshim që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
  • Ekrani i Parë i Palosshëm prej Xhami i Samsung, Galaxy Z Flip përmban një Ekran Infinity Flex me Ultra Thin Glass (UTG) të përkulshëm, teknologji e patentuar nga Samsung, duke e bërë atë më të hollë me një pamje brilante dhe ndjesi që nuk është provuar kurrë nga një pajisje e palosshme. Kamera në qendër në krye të ekranit do të thotë gjithashtu se nuk ka nivel dhe asnjë shpërqendrim, me raportin 21.9: 9, të parin e Samsung, kështu që ju mund të shijoni edhe më shumë nga përmbajtja juaj e preferuar si seriale dhe filma me raport 21: 9.
  • Hideaway Hinge e re, Hideaway Hinge e Galaxy Z Flip është një punë e artit inxhinierik. Mbështetet nga një mekanizëm CAM i dyfishtë – i vogël por i projektuar në mënyrë të sofistikuar për të siguruar që çdo rrokullisje dhe palosje është e lëmuar dhe e qëndrueshme. Galaxy Z Flip mund të qëndrojë i hapur në një varg këndesh, si ekrani i laptopit. Sistemi Hideaway Hinge integron gjithashtu teknologjinë e re të pastruesve të Samsung, i cili përdor fijet najlon të krijuara nga teknologjia e prerjes mikro për të sprapsur papastërtitë dhe pluhurin.

Përvoja Tjetër e Palosshme

Galaxy Z Flip është i ndërtuar për stilin modern dhe në lëvizje të jetës. Tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta, pa duar. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot.

  • Bëj më shumë pa duar, kur Galaxy Z Flip hapet, mund të qëndrojë i hapur në kënde të shumta, duke ju mundësuar për selfie që tregojnë më shumë për botën përreth jush dhe biseda video shprehëse me Google Duo – të gjitha të realizuara pa përdorur duart.
  • Flex Mode, samsung bashkëpunoi ngushtë me Google për të hartuar Flex Mode, një përvojë të krijuar posaçërisht për përdoruesin, për faktorin unik të formës së palosshme përpara të Galaxy Z Flip. Kur pajisja është në gjendje të lirë, ekrani ndahet automatikisht në dy ekrane 4 inç, në mënyrë që të shikoni me lehtësi imazhe, përmbajtje ose video në gjysmën e sipërme të ekranit dhe i kontrolloni ato në gjysmën e poshtme.
  • Kamera që ndryshon rregullat e lojës, Galaxy Z Flip praktikisht qëndron vetë, në mënyrë që të mund të kapni më shumë, në lëvizje – nga të shkrepurat në grup me timer, deri në përmbajtje të gjalla të natës. Ju mund të krijoni përmbajtje për mediat sociale nga këndi më i mirë dhe të shijoni regjistrimin e videos me një raport 16: 9 që është i përsosur për postime në platformat e mediave sociale, pa duar – nuk ka nevojë për tripod mbajtës. Kapni video mahnitëse me Night Hyperlapse ose foto të gjalla me dritë të ulët me Night mode – nuk ka nevojë për blic. Thjesht hapni pajisjen tuaj dhe vendoseni në një tryezë. Kur ta mbyllni, kapni selfie me cilësi të lartë me një dorë duke përdorur kamerën e pasme, pa e hapur pajisjen.
  • Njoftime sipas Kushteve tuaja, Pavarësisht nëse Galaxy Z Flip është i mbyllur, i vendosur vertikalisht ose i hapur, ju kurrë nuk do të humbisni një mesazh, thirrje ose kujtesë. Kur është i mbyllur, kontrolloni datën, kohën dhe gjendjen e baterisë me një shikim në ekranin kapak. Merrni njoftime në kohë reale, në mënyrë që ti përgjigjeni një thirrjeje lehtësisht pa e shpalosur telefonin, ose ti përgjigjeni një mesazhi thjesht duke shtypur njoftimin dhe duke shpalosur Galaxy Z Flip-in tuaj.
  • Multi-Active Window, bëni shumë gjëra njëherësh me Multi-Active Window, thjesht hapni Multi-Window Tray për të tërhequr dhe lëshuar aplikacionet që dëshironi të përdorni. Shikoni një artikull mbi look-et më të fundit të modës në pjesën e sipërme, teksa blini veshjet dhe aksesorët tuaj të preferuar në pjesën e poshtme.

Lexo: Smartphone-t Samsung Galaxy cilësohen si më të mirët e vitit

Ekosistemi Galaxy

Si një pajisje Galaxy, Galaxy Z Flip sjell ekosistemin Galaxy në përvojën e tij të re të palosshme. Ai prezanton denjësisht performancën dhe karakteristikat inovative në kamera, ekran, bateri, siguri si dhe shërbime si Samsung Health, Samsung Pay, Samsung Knox dhe më shumë. Shijoni një përvojë të gjithanshme të kamerës me kapjen e videos 4K, Live Focus dhe regjistrimin Super Steady . Galaxy Z Flip përmban një sistem të dyfishtë të optimizuar të baterisë që mban më shumë energji pa marrë më shumë hapësirë dhe karikim të shpejtë të lidhur ose wireless. Gjithashtu, me Wireless PowerShare , ju mund të karikoni Galaxy Z Flip wireless me anë të Galaxy Buds, Galaxy Watch ose edhe me pajisjen e një miku. Samsung Knox mbron përdoruesit dhe pajisjet e tyre nga çipi deri në nivelin e softuerit dhe merr azhornime mujore dhe tremujore të sigurisë. Përdoruesit gjithashtu marrin shërbime që mundësojnë pagesa të sigurta me Samsung Pay, monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies me Samsung Health, dhe qasje në më shumë se 5000 produkte inteligjente Samsung dhe partnere përmes SmartThings.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0