E ardhmja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave - Business Magazine Albania

E ardhmja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave

kriptomonedha
~3 minuta lexim

Krahas luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një vend të veçantë në betejat e drejtësisë zë edhe pastrimi i parave përmes kriptovalutave.

Me qëllim moslejimin e avancimit të pastrimit të parave nëpërmjet këtyre metodave në dukje të sofistikuara, është e nevojshme ndërmarrja e hapave parandalues. Krimi përgjatë historisë ka njohur vazhdimisht evoluimin e metodave për pastrimin e produkteve kriminale, e në këtë rast, të parave. Po në këtë rrugëtim, parashikohet që kriptovaluta të jenë mjeti më efikas dhe anonim për të realizuar pastrimin e parave. Sigurisht, pastrimi i parave përmes kriptovalutave kërkon njohje të mirë të procesit më të rëndësishëm për mekanizmin e pastrimit të parave, “layering”.

Ky proces është një hap kyç në pastrimin e parave, duke e bërë të vështirë për autoritetet të gjurmojnë burimin e vërtetë të fondeve. Përmes kryerjes së transaksioneve të vazhdueshme në bursa të ndryshme të kriptomonedhave dhe përdorimit të llogarive të shumta për të maskuar origjinën e fondeve, tentohet për të pastruar paratë që mund të burojnë nga krimi. Ky proces përfshin konvertimin e fitimeve të paligjshme në fonde të ligjshme, duke maskuar burimin e tyre.

Shqipëria ka njohur një rritje të përdorimit të kriptomonedhave jo vetëm në sferën e biznesit dhe inovacionit, por edhe në fushën e krimit të organizuar. Persona të ndryshëm kanë filluar të shfrytëzojnë këto valuta digjitale për të financuar aktivitete të paligjshme, duke krijuar sfida të reja për autoritetet ligjzbatuese dhe rregullatore në vend. Në Shqipëri, grupet kriminale po përdorin kriptomonedhat për të transferuar para jashtë vendit, për të blerë mallra të paligjshme dhe për të financuar operacione të ndryshme të krimit të organizuar.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në luftën kundër përdorimit të kriptomonedhave për financimin e aktiviteteve të paligjshme është edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut dhe entiteteve tregtare. Ka rëndësi thelbësore që individët dhe sipërmarrjet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e lidhura me kriptomonedhat dhe të zbatojnë masa të verifikimit të klientëve (KYC) dhe masave kundër pastrimit të parave (AML). Ndërmarrjet që operojnë në sektorin e kriptovalutave duhet të jenë të pajisura me mjetet e duhura për të identifikuar dhe raportuar aktivitetet e dyshimta tek autoritetet përkatëse.

Përdorimi i kriptomonedhave për financimin e aktiviteteve të paligjshme përbën një sfidë të madhe për autoritetet ligjzbatuese dhe rregullatore në Shqipëri. Teknologjia e avancuar dhe anonimiteti që ofrojnë këto valuta digjitale kanë krijuar një terren ideal për krimin e organizuar që kërkojnë të fshehin burimet e fondeve të tyre dhe të financojnë operacionet e tyre të paligjshme. Duket sikur e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë sfidë të re është bashkëpunimi i gjerë me qëllim zhvillimin e një strategjie sa më të imët filtrimi të parave që konvertohen apo që kthehen në vend.

 Shkruar nga Nadia Elbasani, pedagoge pranë Universitetit “Luarasi” dhe Universitetit Politeknik Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0