Dy kompani shqiptare ofrohen të ndërtojnë zonën e lirë ekonomike në Spitallë - Business Magazine Albania

Dy kompani shqiptare ofrohen të ndërtojnë zonën e lirë ekonomike në Spitallë


Pas tre tentativash të dështuara, Shqipëria duket se do të ketë zonën e parë të lirë ekonomike. Ministria e Ekonomisë po shqyrton dy oferta të mbërritura për zonën e Spitallës.

“Deri në fund të Majit ne do të kemi një fitues për zonën ekonomike të shpallur dhe po të jemi optimistë, mund të themi që Korriku, apo fillimi i Gushtit do të na gjejë me zhvilluesin në territor”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Oferta e parë parashikon 30 milionë € investime për ndërtimin e një fabrike pasurimi të ferro-kromit, kurse oferta e dytë planifikon 93 milionë € për ndërtimin e kapanoneve industrialë. Të dyja këto oferta vijnë nga kompani shqiptare.

“Kanë ardhur nga Maqedonia, Turqia dhe Malta që kanë marrë informacione për zonën. Erdhën edhe sipërmarrje shqiptare, por natyrisht teknologjitë që sjellin këto sipërmarrje janë padyshim teknologji të huaja”, sqaron ministrja e Ekonomisë.

Përveç investimeve, të dy projektet do të krijojnë edhe vende të reja pune.

Propozimi i parë në harkun e tri viteve shkonte në 12 mijë veta që punësohen, propozimi i dytë në harkun e katër viteve shkonte në 2500 punëtorë që punësoheshin”, thotë Ekonomi.

Por sipas kreut të ekonomisë, përfitimi më i madh nga zona është rritja e produktivitetit.

Aktiviteti që do të bëhet me ngritjen e kapanoneve industrialë tregon që do të ketë mundësi për të investuar në prodhim dhe shërbime të kualifikuara në Shqipëri, ndërsa pasurimi i ferro-kromit bën të mundur që Shqipëria jo vetëm të mos eksportojë më mineral si pasuri natyrore, por të shtojë dhe vlerë të shtuar në këtë mineral që ajo eksporton”, shprehet ministrja e Ekonomisë.

Bizneset që do të zhvendosin aktivitetin në zonë do të kenë një sërë lehtësirash tatimore.

burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0