Dy kërkesa dhe një përgjigje

Dy kërkesa dhe një përgjigje

transporti

Nga Zef Preçi

“Të luftohet informaliteti dhe të falen taksat e bashkisë” – këto ishin në thelb dy kërkesat e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas ditën e sotme (09.07.2020) nga hotel Tirana… Nga këndvështrimi i ekonomistit, si dhe duke qenë neutral (më saktë jo palë) në raporte qeveri-biznes, po ofroj një pikëpamje e ndoshta edhe ndonjë rrugëzgjidhje më të plotë të kësaj situate…

Së pari, transporti publik në qytet dhe ai ndër-qytetas, si shumë shërbime të licensuara apo më keq akoma të koncesionuara gjatë dekadës së fundit, luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetesës së qytetarëve. Dmth sa më cilësor ky shërbim, aq më pak makina në qarkullim edhe distanca të shkurtëra, shpenzime familjare për udhëtime, por edhe ndotje në qytetet tona.

Në fakt, këta tregues kanë shënuar një përkeqësim gjatë dekadës së fundit. Më saktë, nisën me bujë (derisa premtohen edhe flota autobuzësh elektrikë, tram-e, tunele për të evituar qendrën, etj. nga bashkia e Tiranës, por që në fakt vlejnë për të dhënë lajmet ditore dhe janë vetëm në 3D…Ndërkaq përmirësimi i cilësisë së shërbimit, si dhe respektimi i parashikimeve në rregulloret për mbrojtjen nga COVID-19 lënë shumë për të dëshiruar.

Madje edhe kërcënimet e kryebashkiakut Veliaj për “mundësinë e heqjes së licensës kompanive, që refuzojnë të rikthehen në shërbimin publik” vlejnë vetëm në …media. Kjo sepse cilido mund të marrë me mend procesin jo-transparent të marrjes së këtyre licensave gjë që për rrjedhojë, çon në mbikqyrjen e munguar të bashkisë dhe të institucioneve të gjera shtetërore për respektimin e rregullave të vendosura… Viktima është qytetari, polici, punonjësi publik, punonjësi shëndetsor, etj., që kanë nevojë të përditshme për këtë shërbim.

Lexoni: Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Maskat do të jenë të detyrueshme

Madje këto kohë është rritur dukshëm edhe rreziku i përhapjes së COVID-19, për shkak të mosdizinfektimit rregullisht të mjeteve të transportit, lejimit të qytetarëve pa maska që të udhëtojnë në to, mosrespektimit të distancës në ulëset e tyre, mospërdorimit të kondicionerëve, etj. Për rrjedhojë, bashkia dhe autoritetet e tjera përgjegjëse shtetërore nuk po përmbushin rolin e tyre ligjor.

Së dyti, negociatat e derisotme duket se nuk kanë sjellë ndonjë rezultat të pritshëm. Madje nëse e marrim të mirëqenë deklaratën e sotme të përfaqësuësit të shoqatës së transportit, edhe falja e taksave vendore është ofruar në fillim dhe është tërhequr më vonë. Në fakt, politika të tilla publike, që të jenë të ligjshme, të arsyeshme dhe të zbatueshme, duheshin trajtuar në Këshillin Bashkiak, që edhe është mono-kolor nuk besoj se ka humbur ndjeshmërinë e vet ndaj problemeve të tilla të mprehta sociale, sic është edhe çrregullimi në transportin publik…Nga ky këndvështrim, shoqata e transportit ndër-qytetas ka të drejtë. Madje e drejta e saj shkon edhe përtej kësaj mase lehtësuese.

Kështu psh, nëse kjo shoqatë do të ishtë më e vëmendshme ndaj masave kufizuese të qeverisë, do t’i kishte kërkuar kësaj të fundit edhe zgjatjen e vlefshmërisë së policave të sigurimit të mjeteve të veta motorrike për gjithë periudhën e kufizimit. E kjo mund të bëhej e mund të bëhet edhe sot, me një akt ligjor të Kuvendit për të detyruar kompanitë e sigurimit të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë në krizën që po përjetojmë të gjithë së bashku.

Dmth edhe ata duhej të prekeshin prej saj, e nëse mjetet motorrike nuk lëvizin (dmth jo vetëm ata të transportit publik) përse duhej të paguajnë policë sigurimi, apo që të pasurohen më tej oligarkët pa afruar shërbim (risku ishte zero në kohën e kufizimit të plotë të lëvizjes – gjëndjes së fatkeqësisë). Në këtë mënyrë, duke zgjatur disa muaj vlefshmërinë e policisë së sigurimit ndahet risku dhe ulet kostoja e transportit urban, ndihmën, që kompanitë ofrojnë në këtë shërbim.

Lexoni: Hapet gara e koncensionit për rrugën Milot-Fier

Së treti, kërkesa për të luftuar informalitetin. Kjo kërkesë është e parealizueshme sepse në thelb i kërkon bashkisë që të heqë nga tregu mjetet e paregjistruara të transportit, dmth të konkurrentëve të kompanive të licënsuara nga ky institucion. Sic dihet Bashkia nuk zotëron kapacitet për diçka të tillë edhe sikur të ketë vullnet të mjaftueshëm për këtë qëllim. Madje ky problem (informaliteti) është një sfidë për ekonominë tonë kombëtare thuajse në çdo fushë të aktivitetit. Kështuqë e vetmja zgjidhje perspektive mbetet bashkëpunimi i shoqatës së transportit me bashkinë si rregullatore e këtij tregu në denoncimin e shkelësve të ligjit, dmth të operatorëve ekonomikë, që nuk janë të pajisur me licencë, e për rrjedhojë nuk paguajnë taksa duke konkurruar në mënyrë të pandershme kompanitë e licensuara.

Së katërti, ulja e TVSh në 6%. Ky ishte një propozim, që doli më vonë gjatë ditës së sotme nga ana e shoqatës së transportit ndër-qytetas. Në vlerësimin tim edhe nëse është dhënë ndonjë premtim i pazëshëm nga qeveria për këtë favorizim, kjo është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me të gjithë “recetat” e qeverisjes së mirë të financave publike “në kohë të mirë” pa lënë kohë krize si kjo e sotmja. Kjo për faktin se deformimet, që shoqërojnë përshkallëzime të tilla nxitin rritjen e informalitetit dhe të evazionit fiskal në shkallë të gjerë… Gabon cilido, që mendon se duke ushtruar presion mbi bashkinë dhe qeverinë që këta të fundit të rritin çmimin e biletës duke varfëruar më tej qytetarët, gabon. Kriza përballohet vetëm me kontributin dhe kreativitetin e të gjithëve, pa ju larguar principeve bazë të ekonomisë së tregut.

Së fundi, nëse transporti publik nuk do të rivihet në punë menjëhërë dukëe respektuar rigorozisht kushtet teknike të transportit dhe protokollet e sigurisë kundër COVID-19, nuk mund të mos jetë ndër subjektet e pëzullimit përsëri në të ardhmen e aktivitetit të tij, ndoshta edhe i humbjes së licensave. E nëse bashkia hesht përballë shkeljes së këtyre kushteve dhe protokolleve, nuk bën gjë tjetër veçse me veprimin/mosveprimin e vet rrezikon jetë njerëzish dhe provon dyshimet, që shoqërojnë veprimtarinë e saj licensuese e mbikqyrëse në trëgje të ndryshme, duke përfshirë transportin publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0