Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore - Business Magazine Albania

Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore

Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore

Shqipëria i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka ligjet në fushën e droneve në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian. Por, zbatimi i këtyre normave nuk ecën me të njëjtin ritëm. Ndërsa sektorë të ndryshëm si bujqësia, turizmi, por edhe industria kreative mund të përfitojnë nga përdorimin i kontrolluar i droneve, ne kemi më shumë pengesa krahasuar me vendet e rajonit. Adrian Haxhiaj, Ekspert i fushës së ICT dhe Droneve. Trajner dhe konsulent në fushën e UAS (Unmanned Aircraft Systems) flet për mundësitë e rritjes së përdorimit të droneve.

Dronet janë pjesë e një fushe inovative që në Shqipëri mund të ndihmojnë tregun vendas. Si është rregulluar ligjërisht çështja e përdorimit të droneve në vendin tonë?

Dronet janë nga sektorët më inovativë në botë dhe përdorimi i tyre nuk njeh limite,  duke hapur mundësi për shumë sektorë të rinj. Edhe në Shqipëri, përdorimi i tyre po duket nga dita në ditë dhe shumë fusha të ekonomisë. Këtu mund të theksoj sektorin e mediave, të filmimit dhe fotografisë, të ndërtimit, sidomos përdorimi nga gjeometrët, nga shoqata të mbrojtjes së mjedisit, nga institucione shtetërore si ai i Mbrojtes Civile, nga ASIGU (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor) e shumë sektorë të tjerë.

Lidhur me kuadrin ligjor që rregullon pjesën e dronëve, aktualisht janë tre rregullore të marra nga standardet evropiane dhe konkretisht nga EASA (Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit) dhe të pregatitura për përdorimin e droneve në Shqipëri. Pjesa më e rëndësishme është operimi i droneve. Kjo presupozon respekimint e rregullave që duhet të kihen parasysh kur droni ngrihet në ajër. Dronet janë mjete fluturuese dhe duhet të ndjekin me rigorozitet ligjet dhe rregulloret përkatëse për përdorimin e hapësirës ajrore. Por, deri në momentin që po flasim, këto rregullore nuk janë ende në zbatim. Kështu që kemi një situatë ku, të gjithë ata që përdorin dronet civilë sot, fluturojnë pa rregulla.

Lexo edhe:Circular City Lab – Tirana, prezanton zgjidhje inovative për qytete të jetueshme

Cilët janë hapat që duhet të ndiqen në vijim nga strukturat publike përgjegjëse në vend?

Krahas hartimit të rregulloreve që përmendëm më lart, që kanë nevojë të rishikohen dhe përshtaten me kushtet aktuale, është detyrë e Autoritetit të Aviacionit Civil që të sensibilizojë opinionin publik dhe operatorët e droneve për rregullat që duhet të respekohet, bazuar në rregulloret mbi dronet. Ky autoritet, në bashkëpunim me ministritë përkatëse si p.sh. me Ministrinë e Brendshme duhet të harmonizojë aktivitetet e promovimit dhe zbatimit të rregulloreve. Po ashtu në bashkëpunim me AlbControl dhe Ministrinë e Mbrojtjes duhet të hartohen dhe caktohen zonat e mbrojtura nga fluturimi i paligjshëm i droneve sidomos pranë infrastructurës strategjike.

Si është situata shqiptare krahasuar me atë rajonale lidhur me përdorimin e dronëve?

Ashtu si edhe në Shqipëri, përdorimi i droneve është një fenomen i ngjashëm edhe në vendet e tjera fqinje dhe në Ballkan. Nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor përsa i përket përdorimit të droneve. Në Shqipëri për shkak të rritjes së ndjeshme të turizmit sidomos në zonat bregtare, ka një përdorim më të madh të droneve për filmime që bëjnë turistët, sidomos ato të huaj. Po ashtu vërehet përdorimi i tyre në qytete të mëdha si Tirana, Vlora, Durrësi, Saranda, Gjirokastra. Mjafton të kërkohet në Youtube dhe aty do të shikoni shumë video të marra me dron.

Përsa i përket aspektit ligjor, të gjitha vendet fqinje kanë në zbatim rregulloret përkatëse të cilat për kushtet e secilit vend funksionojnë. P.sh. Kosova ka një rregullore shumë më të thjeshtë se sa ajo që ka nxjerrë Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil, por që funksionon.

Cilat janë fushat ku do të mund të nisnim lehtësisht përdorimin e droneve?

Siç e përmenda në fillim dronet mund të përdoren në shumë fusha, për faktin se, pajisjet që ata mbartin siç janë kamerat, kamerat me rreze infra të kuqe, LIDAR-ët që përdoren për matje shumë të sakta të terrenit dhe shumë pajisje të tjera, krijojnë mundësi të shumta për përdorimit e tyre. Një sektor që po përdor me sukses dronet është ai i matjeve të terrenit për qëllime ndërtimi. Pothuajse të gjithë gjeometrët dhe vetë ASIG-u përdorin intensivisht drone për mbledhjen e të dhënave nga lart. Sektori i bujqësisë mund të shfrytëzojë shumë mirë aftësitë e droneve. Qoftë për matjen e hapësirave bujqësore, qoftë për spërkatje dhe deri tek mbjellja. Sektori i pyjeve do të përfitonte shumë nga përdorimi i droneve për të monitoruar sipërfaqet e pyjeve dhe parandlimin e zjarreve. Sektorët e infrastrukturës mund të përdorin dronet për inspektime të ndryshme. Rrugët, digat e hidrocentraleve, tubacionin e gazit, hekurudhën, portet, etj.

Si mund të rregullohet përdorimi i tyre dhe njëkohësisht ruajtja e sigurisë, pikërisht për shkak të përdorimit të dronëve, në këtë rast për qëllime të paligjshme?

Rregulloret përkatëse që përmendëm pak më sipër janë baza kryesore ligjore për të garantuar në maksimum sigurinë e hapësirës ajrore, por edhe shmangien e aksidenteve në tokë. Zbatimi rigoroz i këtyre rregulloreve dhe ndrërgjegjësimi i përdoruesve të droneve është hapi i parë i domosdoshëm. Paralelisht, trajnimi i operatorëve të droneve dhe marrja e lejes së fluturimit do të rriste cilësinë e mbrojtes dhe uljen në minimum të rreziqeve të mundshme. Gjithashtu, bashkëpunimi midis institucioneve të ndryshme do të lehtësonte sqarimin e kushteve dhe rregullave se si dhe ku mund të përdoren dronet. P.sh. në rast se sektori bujqësor përdor drone edhe ministria përkatëse duhet të bashkëpunonte me Autoritetin e Aviacionit Civil për të harmonizuar përdorimin e kësaj teknologjie. Po ashtu, Ministria e Brendshme, kur vjen fjala për parandalimin dhe sanksionimin e shkeljeve të rregulloreve.

Në fund, mendoj se bashkëpunimi i institucioneve përkatëse do të rriste efikasitetin në kontrollin e hapësirës ajrore ku dronet tashmë janë përdorues të përditshëm.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0