Dritaret që ndriçojnë shtëpinë edhe… natën - Business Magazine Albania

Dritaret që ndriçojnë shtëpinë edhe… natën

Fillon projekti ”OLEDWIND” që, falë bashkëpunimit të kompanive ”ENEA” dhe ”Campania Materias” do të zhvillojë burime inovative të dritës organike, OLED (Dioda Organike e Emetimit të Dritës), që do të integrohen nëpër dritare për të ndriçuar në brendësi të ndërtesave në mungesë të dritës natyrore.

Falë përdorimit të materialeve të lira dhe të qëndrueshme, pajisjet e reja do të ulin koston e ndriçimit dhe do të përmirësojnë mirëqenien e jetës së njerëzve.

“Kjo teknologji e re do të lejojë krijimin e dritareve inteligjente që do të kryejnë detyrën normale të lënies së dritës natyrale gjatë ditës, ndërsa nga muzgu e tutje, falë OLED do të ruajnë nivelin e dëshiruar të dritës në dhoma”, shpjegon Maria Grazia Maglione, studiuese e Laboratorit të kompanisë ENEA.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0