Dren Abazi Brand, përkrah performancës së Dren Abazit në Kalanë e Porto Palermos me Pop Up Store dy ditor - Business Magazine Albania

Dren Abazi Brand, përkrah performancës së Dren Abazit në Kalanë e Porto Palermos me Pop Up Store dy ditor

Dren Abazi Brand

Brenda kalasë historike të Porto Palermos, koncerti magjepsës i Dren Abazit ndriçoi dy netë të paharrueshme në @portopalermofestival. Dren Abazi doli në skenë me veshjet e Dren Abazi Brand, duke filluar me një set saten me ngjyrë rëre për natën e parë, e ndjekur mbrëmjen e dytë nga këmisha me dantella, e shoqëruar me pantallonat e stolisur të meshkujve.

Performanca e tij dy ditore brenda mureve të Kalasë së Porto Palermos u shoqëruar edhe nga dyqani Pop Up, ku u shfaqën koleksionet e brandit që mban emrin e tij. Një brand që personifikon deri në detaj, cilësi, stil dhe shije të artistit.

Dren Abazi Brand ka më pak se një vit që është lançuar në treg. Por, pikërisht për shkak të stilit dhe cilësisë ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase dhe ndërkombëtare, si Vogue, gqmagazine.co.uk. etj.

Ky sukses është një hap i madh për industrinë e modës shqiptare dhe një shembull frymëzues për markat e tjera që synojnë të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare. Është një tregues i forcës dhe kreativitetit që mund të dalë nga Shqipëria.

Lexo: Dren Abazi Brand, marka europiane e veshjeve shfaqet në Vogue

Dren Abazi Brand, ofron veshje të bëra me porosi që janë të përshtatshme për veshje të përditshme dhe raste të veçanta. Frymëzuar nga performanca dhe personaliteti i artistit, marka sjell një stil të natyrshëm dhe të shumëanshëm që kombinon elegancën dhe funksionalitetin. Të gjitha pjesët janë 100% të prodhuara në Evropë.

Për më shumë, kërkoni drenabazibrand.com dhe ndiqni @drenabazibrand ne Instagram.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0