Drejtori i kompanisë Siemens e quan Presidentin Trump racist - Business Magazine Albania

Drejtori i kompanisë Siemens e quan Presidentin Trump racist


Drejtori i Përgjithshëm i gjigantit gjerman, Siemens, e quajti Presidentin Donald Trump “fytyra e racizmit dhe përjashtimit” në një seri të postimeve në Twitter gjatë fundjavës, duke ofruar një nga qortimet më të forta nga komuniteti i biznesit ndaj sulmeve raciste të Trump kundrejt katër grave ligjvënëse me ngjyrë.

  • “Më duket dëshpëruese se zyra më e rëndësishme politike në botë po shndërrohet në një fytyrë të racizmit dhe përjashtimit”, tha Joe Kaeser.
  • Kaeser ishte duke iu përgjigjur një tregimi të lajmeve që përshkruan një tubim të Trump-it javën e kaluar, ku turma këndoi këngën “Dërgoje nga ka ardhur” në lidhje me Përfaqësuesen Ilhan Omar të Minesotës, e cila është një refugjate nga Somalia.

Kaeser është gjerman dhe ka punuar për Siemens në San Jose, Kaliforni, nga viti 1995 deri më 1999. Siemens është një nga kompanitë më të mëdha në Europë, me rreth 380,000 punonjës në mbarë botën.

Ndërsa udhëheqësit e biznesit kanë folur kundër retorikës së Trump dhe politikave të tij individuale, siç janë ndarjet familjare në kufirin SHBA / Meksikë, postimet e Kaeser janë reagimet më të fuqishme ndaj komenteve raciste të Trump-it, i cili i ka thënë katër ligjvënësve-Përfaqësuesve Ilhan Omar, Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley – “të kthehen” në vendet e tyre të origjinës. Të gjithë përveç Omar kanë lindur në SHBA.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0