Drejt daljes nga qarkullimi prerja 500 euro - Business Magazine Albania

Drejt daljes nga qarkullimi prerja 500 euro


Bankat qendrore në BE-në do të nisin këtë muaj ndalimin e prodhimit të kartëmonedhave 500 euro. Il Sole 24 ore shkruan se, nga printimi i tyre heqin dorë në fund të muajit prill banka qendrore austriake dhe ajo gjermane.

Vendimi për këtë në fakt është marrë gati një vit më parë. Në maj të 2018, Banka Qendrore Europiane vendosi të heqë gradualisht nga qarkullimi monedhën, pasi prerja mund të ndihmojë aktivitetet kriminale.

Për sa u përket kartëmonedhave 500 euro në qarkullim pritet që ato  të jenë të vlefshme gjithnjë e mund të këmbehen pranë bankave qendrore të Eurosistemit në çdo kohë. Kartëmonedha mund të përdoret si mjet pagese pa kufizime kohore por duke qenë se nuk do të printohet më është e paevitueshme se do të shkojë drejt tërheqjes së plotë nga tregu gradualisht.

Kartëmonedha 500 euro u prodhua me kërkesë të Gjermanisë, e cila do të zëvendësonte kështu kartëmonedhën e saj të mëparshme 1 mijë marka. Franca ka kryesuar vendet që kishin interes për ta nxjerrje jashtë përdorimi. Franca përdor vetëm 3 për qind të kartëmonedhave qarkulluese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0