Shqiptarët në furnizimin me karburant paguajnë përpos çmimit të naftës edhe tre taksa, të qarkullimit, karbonit dhe akcizën.
Nga 173 lekë për litër që është çmimi i një litri nafte, 105 lekë janë taksa. Ulja e nivelit të takimit të naftës dhe benzinës vjen i draftuar nga shoqëria civile në një propozim të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Aty kërkohet unifikimi i tre taksave në një të vetme dhe ulja e saj në raport me të ardhurat në xhepat e shqiptarëve.
Çdo qytetar që ka një automjet kur blen karburantin paguan në çmimin e naftës apo benzinës edhe 3 taksa, 37 lekë akcizë, 27 lekë për qarkullimin dhe 3 lekë për karbonin, duke zënë edhe peshën më të madhe të kostos së karburantit për qytetarët.
Ndryshimet për uljen e nivelin e taksimit vijnë përmes një drafti të shoqërisë civile i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qeveri.
Aktivisti i shoqërisë civile, Panajot Soko, arguementon amendimet e kërkuara.
Panajot Soko: Heqja e shumëllojshmërisë së taksave që i vishen produkteve energjitike, kryesisht karburanteve bëhet më e thjeshtë me kalimin në një taksë, taskën akcizore që mund të referohet ose si akcizë ose si taksë kombëtare. Sot nga një çmim 172-173 lekë që është mesatarisht në treg, 105 lekë janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është e gjithë industria që përfshin kostot e veta.
Rishikimi i saj lind si nevojë edhe për shkak të përplasjes që ajo has me taksën ndaj koncesionit të rrugëve, sikurse do të ndodhë me Rrugën e Kombit.
Panajot Soko: Pra ne paguajmë taksën e qarkullimit por duhet të paguajmë dhe 5 euro për koncesionarin. Kjo sjell një përplasje. Ulja e nivelit të taksimit të naftës do të kursejë në xhepat e qytetarëve 25 lekë për çdo litër dhe buxheti i shtetit do të marrë 200 milionë $.
Panajot Soko: Kostoja e buxhetit për shkak të uljes së çmimit të naftës është rreth 100 milionë $ dhe përfitimet që merr për shkak të stimulimit të konsumit shkojnë në 200 milionë $.
Në mbështetje të këtij draft-propozimi, shoqëria civile do ta shoqërojë edhe me protesta.
Panajot Soko: Nuk do të ketë as fjalime, as thirrje. Qytetarët e heshtur, të shqetësuar do të qëndrojnë aty përreth dy orë. Kjo gjë do të vazhdojë ditë për ditë.
Nga taksa e qarkullimit, shteti shqiptar mbledh 15 miliardë lekë të ardhura, nga ku 5 miliardë lekë shkojnë për rikonstruksionin e rrugëve, ndryshe nga sa përcakton strategjia e dakordësuar 8 miliardë lekë.
DRAFTI I PROPOZUAR
25 lekë/litër kursen qytetari
200 milionë $ fiton buxheti i shtetit
Burimi: gazetaexpress.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto