Doreza me inteligjencë artificiale mëson pacientët t’i bien pianos - Business Magazine Albania

Doreza me inteligjencë artificiale mëson pacientët t’i bien pianos

Shkencëtarët kanë krijuar doreza smart të cilat iu mundësojnë pacientëve me probleme gjymtyrësh të luajnë në piano.

Ekzoskeleti përdor inteligjencën artificiale dhe përmban sensorë prekjeje që i ndihmon pacientët të mësojnë aftësitë manuale që mund t’iu jenë dobësuar ose të kenë humbur në pjesën e duarve, te gishtat apo kyçet.

Doreza e ‘mëson’ personin që e vesh si t’i bjerë pianos duke ‘ndierë’ lëvizjet e duhura dhe të gabuara. Kjo mund të jetë një mundësi për rehabilitimin e personalizuar të njerëzve që duan të mësojnë sërish si të luajnë muzikë.

Trombozat i lënë pacientët me probleme në shikim, komunikim dhe gjymtyrë të dobët. Ekzoskeleti i dorezës imiton lëvizjet natyrale të dorës. Secili gisht përmban 16 sensorë që lejon të perceptohet objekti që preket.

Shkencëtarët janë shprehur se nevojitet edhe më shumë punë për të përmirësuar pajisjen dhe për ta bërë më të përshtatshme. Ata shpresojnë që në të ardhmen të mund të përdoret nga pacientët me trombozë apo aftësi të kufizuara për të rifituar lëvizshmërinë e krahut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0