Djegiet e shkallës së dytë trajtohen me lëkurën e PESHKUT - Business Magazine Albania

Djegiet e shkallës së dytë trajtohen me lëkurën e PESHKUT


Përfitimet e vajit të peshkut janë të dokumentuara dhe dihen tashmë, por kush e dinte që lëkura e peshkut kishte fuqi shërimi?

Një grua e zbuloi këtë rrugë të vështirë, pasi pësoi djegie të tmerrshme të krahëve të saj, qafës dhe fytyrës, kur një bombul gazi shpërtheu në punën e saj.

Lëkura e peshkut është aplikuar për djegie të shkallës së dytë tek Maria Ines Candido Da Silva’s dhe bëri një ndryshim të madh për shërimin e saj.

Mjekët i veshën plagët e saj me lëkurën e një lloj peshku të quajtur Tilapia, një terapi e re e cila është provuar që redukton ndjeshëm djegiet.

Lëkura e peshkut është zgjedhur pasi përmban nivele të larta të kolagjenit dhe shkallë të lartë të lagështisë të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit dhe i jepte pacientëve proteina esenciale.

Maria, 36 vjeç nga Russas, Brazili tha: “Shpërthimi më la me lëndime të tmerrshme. Unë kam qenë në agoni absolute dhe e dëshpëruar për të gjeutr çdo gjë për të lehtësuar vuajtjet e mia.”

djegiet-e-shkalles-se-dyte-trajtohen-lekuren-e-peshkut-business-mag

“Kur mjekët sugjeruan për të vënë lëkurën e peshkut në plagët e mia mendova se ishte një ide me të vërtetë e çuditshme. Por ndryshova mendim kur doktorët më thanë se do të ishte shumë më pak e dhimbshme se sa trajtimi normal dhe më i lehtë për t’u menaxhuar. ”

“Ishte një eksperiencë me të vërtetë e çuditshme. U ndjeva sikur isha në një film “sci-fi” kur lëkura e peshkut Tilapia ishte duke u vendosur në trupin tim.”

“Në fillim lëkura e peshkut ndihej me të vërtetë e ftohtë, por pas pak kohësh unë nuk ndjeja më dhimbje. “

Në Tetor, Maria ishte një nga pacientët e parë që u trajtua me këtë procedurë si pjesë e projektit pilot “IJF Burns Unit”.

djegiet-e-shkalles-se-dyte-trajtohen-lekuren-e-peshkut-business-mag

Trajtimi tradicional për djegie në Brazil përfshin përdorimin e sulphadiazine së squfurit, një substancë që shëron plagët mesatarisht brenda 14 ditëve .

Fashat duhet të ndryshohen çdo ditë për të mbajtur plagët pastër dhe pacienti duhet të marrë një dush anestetik duke përdorur sapunin anti-bakterial, ndryshe plaga lëshon një erë të keqe pas 24 orësh.

Mjekët kanë punuar këtë projekt pilot për më shumë se dy vjet dhe shpresojnë që ta lançojnë atë në të gjithë botën në të ardhmen e afërt.

Kirurgu i plastikës, Dr Edmar Maciel është presidenti i Institutit për Mbështetje të Djegieve dhe një nga koordinatorët e projektit. Ai tha se lëkura e peshkut shkakton shërimin në përafërsisht të njëjtën sasi kohe si kremi i ditës por duke u shkaktuar pacientëve më pak stres.

Ai shtoi: “Përfitimet e kësaj teknike alternative përfshijnë zvogëlimin e traumave dhe dhimbjeve të pacientëve për shkak se veshja e tyre nuk duhet të ndryshohet çdo ditë. ”

Burimi: uk.news.yahoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0