Dizajni i rrotave të McLaren vjen i frymëzuar nga rrënjët e pemëve - Business Magazine Albania

Dizajni i rrotave të McLaren vjen i frymëzuar nga rrënjët e pemëve


Për të zvogëluar peshën e rrotave të makinës, ndërtuesit përdorin materiale si alumini, magnezi dhe fibrat e karbonit. Por për McLaren çelësi për ta zvogëluar akoma më shumë peshën është frymëzuar nga një burim i pazakontë.

“Rrënjët e pemëve mund të jenë një model i mirë për të lehtësuar peshën e rrotave të makinës,”, thotë Frank Stephenson, dizenjuesi kryesor në McLaren.

Veçanërisht ai vuri në dukje se rrënjët nuk dalin në mënyrë uniforme nga trungu i pemës. Në shumicën e rrotave boshtet ishin të vendosura në mënyrë uniforme dhe simetrike nga qendra, por Stephenson mendon se është koha që të ndryshohet ky dizajn në një formë tjetër.

Ai përshkroi modelin e tij kur shufrat vendoseshin në mënyrë të tillë që të formonin “vrima me madhësi dhe forma të ndryshme.” Kjo do të ndihmonte në eliminimin më të madh të forcave të ushtruara duke i lejuar shufrat të ishin edhe më të holla dhe më të lehta. Një dizajn i tillë mund të baraspeshonte forcat në kahe të kundërta dhe pesha e materialit të rrotave mund të zvogëlohej akoma më shumë.

Stephenson thotë që ky nuk është një model i pazakontë, pasi ka edhe objekte të tjerë që përdorin struktura të ngjashme. Ndërkohë fibrat e karbonit të orientuara, që përzihen me metalin shërbejnë si përforcues dhe ndihmojnë në uljen akoma më shumë të peshës së rrotave të automobilave.

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0