Ditët kalojnë shpejt, OSCAL 2017 është duke ardhur…


Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 13 & 14 Maj 2017 pranë ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti që ka qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën.

Fundjava e 13-14 Majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës.

Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve.

Edicioni i fundit i OSCAL, pra ai i 2016, la pas në kohë (por jo në kujtesë) 70 prezantime dhe prezantues nga 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Qershia mbi tortë ishin të gjitha komentet pozitive, të cilat i motivojnë organizatorët të sjellin diçka edhe më të zgjeruar.

Tematika e #OSCAL17

“Internet of People” është slogan që do të shoqërojë edicionin e katërt të OSCAL, për të theksuar rolin tonë si individë në industrinë e teknologjisë. Teknologjia nuk duhet të merret si e mirëqenë, ajo nuk është! Njerëzit janë! Në fund të fundit ne e krijojmë atë.

Dhe çfarë ka rëndësi më së shumti është qëllimi për të cilin zhvillohet teknologjia: impakti social që ajo shkakton.

Pjesëmarrja

Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e Open Source Conference Albania mund të marrë pjesë pa pagesë duke u regjistruar në oscal.openlabs.cc, ndërkohë që ekziston edhe mundësia e donacioneve për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë financiarisht në organizim.

Informacion i mëtejshëm:

Website: oscal.openlabs.cc
Kontakt: [email protected]
Rrjetet sociale:
Hashtag: #OSCAL2017
Twitter: @OSCALconf
Instagram: @oscalconf
Telegram channel: https://telegram.me/OSCAL2017

Data të rëndësishme:
Hapje e thirrjes për ligjërues: 10.12.2016 (deri në 15.03.2017)
Hapje e thirrjes për sponsorë: janar 2017 (deri në 2.04.2017)
Hapje e thirrjes për vullnetarë: 20.02.2017 (deri në 15.03.2017)
Hapje e thirrjes për info-booth: 25.01.2017 (deri në 10.03.2017)
Regjistrimet për pjesëmarrje: 01.03.2017

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale