"Ditët e Bujqësisë 2022" eventi 3 ditor që mbledh aktorët kryesorë të sektorit të bujqësisë dhe i hap dyert bashkëpunimeve rajonale dhe evropiane - Business Magazine Albania

“Ditët e Bujqësisë 2022” eventi 3 ditor që mbledh aktorët kryesorë të sektorit të bujqësisë dhe i hap dyert bashkëpunimeve rajonale dhe evropiane

Ditët e Bujqësisë 2022

“Ditët e Bujqësisë 2022”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit  do të organizohet në datat 19-21 Maj, 2022 në qytetin e Lushnjes. I njohur si kryeqyteti i eksporteve bujqësore, me akses në tregje të ndryshme, qyteti i Lushnjes ka zgjeruar hartën e produkteve “Made in Albania” jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe drejt Bashkimit Evropian e deri në vendet Nordike.

Duke qenë se bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në Shqipëri me rreth 350,000 sipërmarrje bujqësore aktive, organizimi i këtij eventi 3-ditor ka si qëllim kryesor krijimin e platformave të komunikimit për bizneset, krijimin e partneriteteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimeve ekzistuese në sektorin ku punon aktualisht 44% e popullësisë.

“Ditët e Bujqësisë 2022” është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në sektorin e bujqësisë, pasi përgjatë 3 ditëve, pjesëmarrësit do kenë mundësi jo vetëm të takojnë klientë dhe furnitorë të ndryshëm, por edhe të marrin pjesë në konferenca, forume dhe workshop-e për të ndjekur zhvillimet më të fundit në teknologjitë bujqësore.

Duke qenë se kërkesa për fruta dhe perime të freskëta cilësore në tregjet perëndimore pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe blerësit e mëdhenj do të jenë gjithnjë e më shumë të interesuar të sigurojnë burime nga tregjet në zhvillim si Shqipëria, workshopi i organizuar nga Richard Arnold, ekspert i tregtisë ndërkombëtare, do të jetë një vlerë e shtuar për “Ditët e Bujqësisë”.

Gjithashtu, ekspertiza e Asetila Koestinger (Koestinger & Partners e GatewayPartners Export Powerhouse) do të hedhë dritë jo vetëm mbi problematika aktuale si për shembull gabimet më të zakonshme gjatë proçesit të eksportimit drejt BE-së, por do të japë përgjigje për një nga pyetjet më të shtruara në këtë sektor, si të gjeni tregje eksportuese për produkte të caktuara.

Gjatë workshopit me titull “Rruga e eksportit të frutave dhe perimeve shqiptare drejt tregjeve evropiane me standart të lartë” një sërë temash do të trajtohen nga Richard Arnold. Nga tendencat e kërkesës menaxhimi i cilësisë dhe certifikatat te standardet e marketingut deri tek konkurrenca dhe çmimet.

Përgjatë eventit 3-ditor, me raste studimore të ndryshme, informacione të vlefshme, konferenca e workshop-e, sipërmarrësit në bujqësi e të gjithë aktorët e këtij sektori do të munden të përfitojnë e të kenë një panoramë më të qartë të të gjithë sistemit.

Lexo: Leksione jete si pronar biznesi/ Çfarë ndodhi pas humbjes së motivimit, heqjes dorë nga kontrolli dhe mësimi i një zakoni kyç

Në eventin, organizimi i të cilit nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin me partnerët Vodafone Albania, Bashkia Lushnje, MBM Company, Fed Invest, Lisar Seedlings, AIDA, Austria Premix, Agrotec, nuk do të mungojnë as autoritetet më të larta të vendit, sektorit të agrikulturës e jo vetëm.

***

Rreth Iceberg Exhibitions

Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo venue të caktuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0