Ditë të çuditshme për komunikimin. Çfarë duhet të kenë parasysh kompanitë sipas drejtoreshës së Komunikimit të PMI, Marian Salzman - Business Magazine Albania

Ditë të çuditshme për komunikimin. Çfarë duhet të kenë parasysh kompanitë sipas drejtoreshës së Komunikimit të PMI, Marian Salzman

Marian Salzman

Kjo pandemi na zuri të gjithëve në befasi. Ka një qëndrim në rritje se jeta nuk do të jetë më e njëjtë dhe se e ardhmja është më pak në kontrollin tonë nga sa kishim imagjinuar.

Ne intervistuam javën e shkuar, Marian Salzman, Drejtoreshën e Komunikimit Global të Philip Morris International, në një webinar virtual, me një rrjet gazetarësh të Europës Juglindore, të  quajtur “Ditë të çuditshme për komunikuesit dhe botën”.

“Sipërmarrjet e vogla do të mbijetojnë. Ato mund të ndryshojnë strategjinë e tyre dhe të gjejnë produktin special”.

Për gruan e shumë arritjeve globale, kjo situatë solli një kthesë të plotë të biznesit dhe mënyrës së jetesës njerëzore . Tani jeta cilësohet “para COVID-19” dhe “Post- COVID-19” ose PC19. Ajo theksoi ndryshimet e forta dhe të shpejta në komunikim duke sjellë edhe shembuj si Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo. Ai nuk njihet si një person i ngrohtë, por u shpreh kështu në Mars: “Jini pak më të ndjeshëm, kuptoni stresin, kuptoni frikën, jini pak më të dashur, pak më të dhembshur, pak më shumë ngushëllues, pak më shumë bashkëpunues … Ne do të kapërcejmë këtë situatë dhe do ta kapërcejmë së bashku”.

Sipas Salzman, ne po shohim baza premtuese për të ecur përpara, nëse jemi në gjendje të vazhdojmë me sensin tonë të tanishëm të bashkësisë: rritje e ndarjes së të mirave, më pak urrejtje, më shumë tolerancë, mbështetje për pagën bazë, për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe një qasje më domethënëse për markën.

“Marketerët duhet të mendojnë mënyra kreative dhe personale për të kontribuar në mbështetjen e bizneseve në vështirësi dhe të papunëve, dhënien shpresë punonjësve dhe mbështetjen e komunitetit në nevojë”.

Kjo pandemi globale mund të shërbejë për të rritur mëshirën, ndjenjën e komunitetit dhe civilizimin.

Kush e dinte që distancimi social mund të jetë kaq social? Shkarkimet e videove të festave në shtëpi u rritën nga mbi 24,700 në Shkurt në mbi 651 mijë në Mars, sipas Apptopia. Po bashkohemi digjital-isht për festime familjare, shijimin e verërave, etj. Ndërsa interneti është tashmë vendi ynë i punës, shkolla, terapisti, zyra e doktorit, vendi i argëtimit dhe rrjeti i furnizimit.

Salzman vuri në dukje se, gjatë mbylljes ne po shohim, luajmë dhe konsumojmë shumë më tepër se më parë.

Shfaqjet në YouTube po rriten në popullaritet. Netflix shtoi abonentët në 15 milionë në tremujorin e parë 2020— por paralajmëroi investitorët se rritja gjatë bllokimit ka të ngjarë të ngadalësojë rritjen organike pas pandemisë.

“Në normalitetin tonë të ri, (kurdo që të jetë), pritet të shohim fqinjë që ndajnë të mirat e tyre bazë, organizojnë ditëlindje dhe përvjetore së bashku. Komunitetet po mblidhen rreth bizneseve lokale. Korporatat po mobilizohen për të mbështetur punonjësit dhe lehtësuar izolimin”, tha drejtoresha e Komunikimit.

Në fillim të pandemisë, shumë tregtarë u ndien të detyruar të plotësonin një boshllëk komunikimi, që në fakt nuk ekzistonte. Çfarë duhet të bëjnë markat në vend të kësaj?

Sipas Salzman, klientët dëshirojnë që markat të tregojnë kujdes për punonjësit, klientët dhe komunitetin për pandeminë dhe tsunamin ekonomik që ajo po krijon.

Marketerët duhet të mendojnë mënyra kreative dhe personale për të kontribuar në mbështetjen e bizneseve në vështirësi dhe të papunëve, dhënien shpresë punonjësve dhe mbështetjen e komunitetit në nevojë. Kjo është përgjigja bazë.

Ky është një moment i ndryshimit dhe përzgjedhjes. Salzman tregon se ka qenë për një kohë të gjatë fanse sporadike e kompanisë LVMH ndërsa tani është një ndjekëse e devotshme. Ndryshimi ndodhi kur dëgjoi se kompania po ndryshonte destinancionin e tri stabilimenteve të prodhimit të parfumeve për të prodhuar higjienizues duarsh (shumë më parë se kompani të tjera). Përshtypja e saj për ta ishte admirues.

PMI ka punuar shumë që në fillim kundër pandemisë, me nisma në më shumë se 60 vende ku jetojnë dhe punojnë punonjësit e Philip Morris. Përtej kësaj, PMI ka krijuar norma për të siguruar punët e punonjësve dhe shëndetin e tyre mendor. Nismat përfshijnë mbështetje financiare dhe vullnetarizëm. Fabrika dhe laboratorë janë vënë në punë për të prodhuar detergjentë duarsh dhe maska.

“Nuk ka pasur një kohë më të mirë për markat të dalin në dritë dhe të tregojnë se si janë ato në të vërtetë dhe se si po kontribuojnë për një të mirë më të madhe”, sipas Salzman.

Mendo: veprim në vend të fjalëve. Njerëz në vend të përfitimit të shkurtër. Vizion në vend të interesit vetjak.

Sipas saj, kjo është periudha më e përshtatshme për të qenë të mirë. Për t’u dhënë besim punonjësve dhe klientëve.

Pyetjes së Businessmag.al, se si po ndikon kjo periudhë tek sipërmarrjet e vogla (bazë e sipërmarrjes në Shqipëri) Marian iu përgjigj se, sipërmarrjet e vogla do të mbijetojnë. Ato mund të ndryshojnë strategjinë e tyre dhe të gjejnë produktin special. Edhe në komunikim ka një normalitet të ri. Puna dhe komunikimi është shtrirë në orar.

Ajo çfarë duhet të bëjnë kompanitë sapo të shkojnë drejt normalitetit është falenderimi: ato duhet të jenë mirënjohëse për të gjithë ata që i kanë mbështetur, klientët së pari.

Lidershipit i sugjeron se, nuk mund të kenë 100 % të informacionit për të marrë vendime, ndaj le të ndjekin instiktin. Për sa u përket shpenzimeve, pritet të shkojmë drejt një polarizimi më të madh, sipas saj. “Njerëzit do të lidhen më shumë me disa produkte” tha ajo.

Marian Salzman është vlerësuar si Top Five trendspotters në botë (për kontributin e saj në popoullarizimin e termit  “metrosexual” në brand marketing). Ajo është një nga profesionistet më të vlerësuar me cmime të rëndësishme botërore për biznesin, komunikimin dhe femrat dhe është autorja e shumë librave mbi PR dhe komunikimin. Ajo është kontribuese në Forbes dhe krijoi 30 vite më parë kompaninë e parë në botë për studime tregu online, Cyberdialog.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0