Disa thënie frymëzuese për ditët e para të vitit - Business Magazine Albania

Disa thënie frymëzuese për ditët e para të vitit

thënie frymëzuese

Këtë vit thëniet fryëzuese na duhet të jenë edhe më të fuqishme. Për janarin tema është: Shpresë dhe rinisje.

“Nuk do të pres”

-McKenzie Scott, e cila dhuroi gjatë 2020-ës më shumë se 6 miliard dollarë, premtoi jo vetëm të japë këtë shumë të madhe parash, por të fillonte menjëherë me këtë.

“Optimizmi, pesimizmi, harrojeni këtë; ne duhet t’i bëjmë gjërat të ndodhin. Pavarësisht dëshirës, unë duhet të bëj që ajo të ndodhë”.

–Elon Musk, në 2008, pasi dërgoi tre raketat e para SpaceX dhe dështoi të arrinte në orbitë.

“Mirësi, mirësi, mirësi. Unë dua të lutem për vitin e ri dhe jo të bëj një rezolutë. Lutem për kurajo”

–Susan Sontag

“Kushtet nuk janë asnjëherë perfekte.’Një ditë një sëmundje do t’i marrë ëndrrat tuaja në varr me vete …. Nëse është e rëndësishme për ju dhe doni ta bëni ‘përfundimisht’, thjesht bëjeni atë dhe bëni korrigjimet gjatë rrugës”.

–Tim Ferriss

“Industria jonë nuk respekton traditën. Ajo respekton vetëm inovacionin”.

–Satya Nadella

“Qëndrueshmëria dhe edukimi janë të rëndësishme. Nuk u heq asgjë atyre, por inovacioni është udhëheqësi i progresit”.

–Bill Gates, intervista Rolling Stone 2014

“Nëse e rregulloni krevatin çdo mëngjes ju keni plotësuar detyrën e parë të ditës. Ju jep një sens të vogël krenarie dhe ju inkurajon të bëni edhe një detyrë, edhe një tjetër. Në rast se keni një ditë të lodhshme, do të ktheheni në shtëpi në një krevat të rregulluar –që e rregulluat ju. Dhe një krevat i rregulluar, ju jep kurajon se e nesërmja do të jetë më e mirë”.

–Admiral William McRaven

“Nuk ka nevojë të shikoni të gjitha shkallët. Thjesht bëni hapin e parë”.

–Martin Luther King, Jr.

“Nuk e kisha vënë re, por pushimi nga puna në Apple ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur”. Mundësia e të qënit i suksesshëm u zëvendësua me dritën për të qenë sërish një fillestar, më pak i sigurt për çdo gjë. Më shtyu të futem në një prej periudhave të mia më krijuese”.

–Steve Jobs, fjala në Stanford 2005

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0