Disa njerëz kanë imunitet të natyrshëm ndaj COVID-19

Disa njerëz kanë imunitet të natyrshëm ndaj COVID-19

COVID-19
~3 minuta lexim

Një studimi i kryer së fundi nga shkencëtarët sugjeron që ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19. Ky është një zbulim që ndihmon të shpjegohet arsyeja përse njerëzit kanë përgjigje kaq të ndryshme ndaj koronavirusit dhe mund të japin të dhëna për ta luftuar atë.

Studimi pason një hulumtim në maj, i cili tregoi se gjysma e popullsisë mund të ketë një lloj imuniteti të ndërtuar ndaj COVID-19 pa e pasur kurrë më parë virusin. Shkencëtarët raportuan raste të fenomenit në Britani, Gjermani, Hollandë dhe Singapor.

Shkencëtarët dyshuan se kjo “memorje” e imunitetit ishte e lidhur me ata njerëz që kishin luftuar më parë ftohjen e zakonshme. Një studim i botuar të martën në revistën Science përshkruan se si studiuesit nga Instituti La Jolla për Imunologji kërkuan të gjenin prova që mbështesin këtë teori.

Lexoni: NASA do të ndryshojë emrat e disa galaktikave

Ata analizuan mostrat e gjakut të marra nga lëndë të shëndetshme të mbledhura para pandemisë dhe ekzaminuan qelizat T në ato mostra. Qelizat T ose qelizat e bardha të gjakut, janë pjesa kryesore e sistemit imunitar të trupit, që prodhojnë antitrupa për të shkatërruar qelizat e infektuara.

Studiuesit thonë se qelizat T mbajnë mend infeksionet e shkuara për dekada pasi një person ka pasur një sëmundje të caktuar. Në mostrat që ata analizuan, gjetën prova të qelizave T “të trajnuara” për të luftuar viruset që lidhen me ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu u befasuan kur panë që shumë nga qelizat T në mostër gjithashtu njohën COVID-19 pa qenë të ekspozuara ndonjëherë drejtpërdrejt ndaj tij.

Ata sugjerojnë se kjo ka të ngjarë të nxitet nga ngjashmëri të forta mes koronavirusit të ri dhe viruseve të lidhura me të ftohtit.

Studiuesit thonë se kjo mund t’u japë disa pacientëve një fillim të mirë në luftimin e COVID-19, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një reagim më të fortë imunitar. Kjo mund të shpjegojë arsyen përse disa njerëz marrin virusin dhe kanë pak ose aspak simptoma, ose nuk e marrin virusin fare.

Ata thonë se ka ende shumë të panjohura për mënyrën se si funksionon kjo “memorje” e imunitetit. Shkencëtarët thonë se kjo duhet të vihet në qendër të studimeve të ardhshme mbi përgjigjet e antitrupave dhe zhvillimin e vaksinave. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0