Disa mënyra si të drejtoni si Abraham Linkoln

Disa mënyra si të drejtoni si Abraham Linkoln


Leksionet e lidershipit janë kudo. Mund t’i dëgjojmë nga gjigandët si Bill dhe Melinda Gates, Warren Buffett apo Elon Musk. Ndoshta dhe nga burime më të çuditshme si Papa apo djali që shpërndan pica me motor. Por, disa leksione vijnë dhe nga historia.

  1. Ji i qartë në misionin tënd

Linkoln ishte shumë i qartë në misionin e tij për bashkim dhe zhdukjen e skllavërisë.

Shumë drejtues zgjedhin një rol duke qenë jo të qartë për atë që po përpiqen të zgjidhin apo mundësitë mbi të cilat mund të veprojnë. Ata nuk përdorin të dhëna objektive për të krijuar axhendën e tyre dhe nuk i bazohen asaj axhende. Ata thjesht veprojnë mbi çdo gjë, bazuar në fjalën e fundit që kanë dëgjuar.

Kur merrni një rol drejtues duhet të mbildhni të dhëna, të merrni input, të rikonfirmoni misionin, të rivlerësoni, të rreshtoni, të veproni.

Lexoni: Ja çfarë mund të mësojmë nga Abraham Linkoln

  1. Zgjidh makro para mikro

Linkoln ishte fantastik në vlerësimin e bashkëpunëtorëve para se të merrte një vendim.

Drejtuesit që synojnë të lënë gjurmën e tyre shpesh zhyten në brendësi të ngjarjes dhe fillojnë të marrin vendime. Edhe pse është e rëndësishme të jesh i vendosur, është po aq e rëndësishme të tërhiqesh dhe analizosh në impaktin afatgjatë të këtyre vendimeve dhe te kush do të ndikojnë këto pasoja.

  1. Zgjidh tre gjëra për t’u fokusuar. Vetëm tre.

Si një avokat që ka kaluar me qindra raste, Linkoln mësoi se të gjitha çështjet kishin tre pika të rëndësishme. Fito ato pika, fito jurinë.

Një nga gabimet e drejtimit është paaftësia për t’u fokusuar tek prioritetet, dështimi për të kuptuar se gjëja më e thjeshtë për t’u bërë është të bësh gjithçka.

Kjo tingëllon si një gënjeshtër dhe megjithatë është ende një kurth për shumë udhëheqës.

Linkolni bëri një nga ndryshimet më të mëdha në histori si drejtues. Ai kishte aftësi në vendosjen e prioriteteve.

  1. Kërko këshillë, por merre ti vendimin.

Mos merr vendime në entuziasëm, por as mos fajëso të tjerët gjithashtu. Ndaji kreditet për një vendim të mirë dhe mbaj përgjegjësi për ato që nuk janë efektive.

Linkolni kishte shumë kritikues që e sulmonin sa herë që merrte një vendim jo të mirë.  Gjithsesi ai qëndronte i palëkundur.

Kështu duhet të jesh dhe ti.

5. Të bësh asgjë do të thotë të bësh diçka.

Shumë vendime merren në vrullin e momentit. Rezistojini kësaj tendence kaq njerëzore. Bëni një hap mbrapa dhe qetësohuni, lëreni mendjen e zgjuar të drejtojë gjithçka.

Pas vdekjes Linkoln kishte lënë një letër në tavolinën e tij. Ishte një shënim, të cilin e kishte shkruar menjëherë pas betejës së Gettysburg, të udhëhequr nga Gjenerali George Meade.

Në të, Linkoln shpreh zhgënjimin se Meade nuk i tërhoqi trupat e demoralizuar të Konfederatës ndërkohë që u drejtuan drejt jugut. Kështu, u humb shansi i madh për t’i dhënë fund njëherë e mirë armikut. Mbajtja e letrës, edhe në një moment të nxehtë, shmangu ndryshimin e vendimit të gjeneralit dhe ngadalësimin e misionit të Linkoln për të shpëtuar Bashkimin.

6. Qëndroni të fortë përballë kritikave.

Është e thjesht të lëkundesh për një vendim që përballet me kritika të forta. Por gjithsesi është thjesht natyra njerëzore. Nëse besoni tek vendimi juaj, dhe jo diçka tjetër, dhe dëgjoni informacione që kërkojnë të ndryshojnë perspektivën tuaj, qëndroni të fortë.

Edhe pse u përball me shumë qëndrime nga të gjitha anët për të përfunduar luftën me çdo kusht, Linkoln i qëndroi deri në fund vendimit të tij se fundi i skllavërisë duhet të ishte pjesë e fitores së Unionit. Historia na tregon se këmbëngulja e tij u shpërblye.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0