Ja çfarë mund të mësojmë nga Abraham Linkoln - Business Magazine Albania

Ja çfarë mund të mësojmë nga Abraham Linkoln


Brezi jonë është me fat që ka informacionin më të mirë për sa i përket lidershipit. Nxjerrja e mësimeve nga figura historike është një mjet i fuqishëm për çdo njeri që dëshiron të përmirësohet.

Jeta e Presidentit Amerikan Abraham Linkoln, është e mbushur me mësime të rëndësishme për të qenë një lider më i mirë. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla të nxjerra nga jeta e Linkoln, për çdo njeri që ka dëshirë të jetë inovator dhe do të ndryshojë jetën e tij për mirë: 

1. Lidershipi është marrëdhënie. 

Shumica e njerëzve mendojnë se një lider duhet të jetë shumë popullor, i shoqërueshëm dhe i hapur me të tjerët. Abraham Linkoln ishte një tip i mbyllur. Të jesh një tip i mbyllur apo introvert s’do të thotë të jesh anti- social. Një introvert e gjen frymëzimin më shumë duke lexuar apo duke bërë ecje të gjata në natyrë. Liderët e suksesshëm duan të krijojnë një marrëdhënie me njerëzit. Ata duan të njohin më thellë njerëzit që i rrethojnë.

Abraham Linkoln u rrit në një shtëpi të varfër, por kjo nuk e pengoi të bëhej njeriu më i pushtetshëm në Amerikë. Ai nuk u bë President për shkak të parave, arsimit në shkollat më të mira apo njohjeve të tij familjare. Ai arriti të bëhej President për shkak të marrëdhënieve dhe njohjeve që kishte bërë gjatë jetës. Takimet kokë më kokë, janë mënyra më e mirë për të krijuar një marrëdhënie të fortë me njerëzit.

2. Pasioni 

Liderët e mëdhenj frymëzohen nga një kauzë e rëndësishme. Ata duan gjatë gjithë kohës të bëjnë diçka që do përmirësojë jetën e komunitetit. Ky pasion lind nga një problem që njerëzit duan të zgjidhin. Problemi që Abraham Lincoln donte të zgjidhte ishte çështja e skllavërisë. Ai nuk u mjaftua të ishte thjesht një avokat i rëndësishëm, por donte të bënte diçka të madhe për Amerikën. Çdo lider  duhet të gjejë pasionin e tij.

3. Vizioni

Aftësia për të imagjinuar një të ardhme më të mirë është e rëndësishme për një lider. Një lider duhet të ketë një vizion se ku do shkojë biznesi i tij apo organizata ku po punon. Vizioni i Linkoln ishte për një Amerikë pa skllavëri. Ai kishte imagjinatën për të bërë një lidhje midis Deklaratës së Pavarësië dhe Kushtetutës për të patur një Amerikë të lirë nga skllavëria. Gjithashtu vizioni i Linkolnit për Amerikën shtrihej përtej kufijve të saj.

4. Karakteri i fortë

Një karakter i fortë rrit besimin tek të tjerët. Linkoln-i kaloi disa vështirësi në jetën e tij. Ai arriti të linte pas varfërinë që e kishte rrethuar gjatë gjithë fëmijërisë. Në moshën 9 vjeçare, mamaja e tij vdiq dhe ai jetoi me babain  që e dhunonte. Linkolni nuk i shkoi as në varrim për shkak të dhimbjes që i kishte shkaktuar. Gruaja që dashuronte vdiq shpejt dhe 3 nga 4 djemtë e tij nuk arritën të bëheshin dot adoleshentë. Pavarësisht gjithë këtyre dhimbjeve, Linkolni arriti të ndërtonte një karakter të fortë për të përballuar këto vështirësi.

5. Aftësitë komunikuese 

Megjithëse  ishte Presidenti me më pak vite shkollimi se paraardhësit e tjerë, kjo nuk e ndaloi të ishte një komunikues i shkëlqyer. Ai nuk rreshti së edukuari veten e tij gjithë jetën. Gjatë pushimit të mbledhjeve, ai lexonte Shekspirin. Linkolni dinte si t’iu fliste njerëzve për problemet që ata kishin dhe lidhej emocionalisht me ta duke zgjedhur mirë fjalët me të cilat drejtohej.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0