Disa kuriozitete nga kompania Apple - Business Magazine Albania

Disa kuriozitete nga kompania Apple


Apple njoftoi sot se kompania ka dy milionë aplikacione në dispozicion në App Store.

Këto aplikacione janë shkarkuar 130 miliardë herë që kur App Store filloi në vitin 2008 dhe se kompania amerikane ka paguar rreth 50 miliardë dollarë të ardhura për zhvilluesit.

Kjo shifër është rritur nga 40 miliard dollarë sa ishte në janar të këtij viti.

Zhvilluesit e aplikacioneve të Apple është thënë se vijnë nga 74 vende të ndryshme. Kompania njoftoi gjithashtu se ajo ka pasur deri në 13 milionë zhvillues të regjistruar, nga dy milionë sa kishte nga viti i kaluar.

Për Apple TV, kompania njoftoi se ka 1.300 aplikacione me video dhe një total prej 6.000 aplikacione tjera.

Dhe tani përmes Siri në Apple TV mund të kërkoni një total prej 650,000 filmave dhe shfaqje televizive.

Apple tani ka rreth 10 miliardë dokumente në shërbimin e saj të magazinimit iCloud dhe kompania po merret 2 miliardë kërkesa në Siri çdo javë.

Apple Music tani ka 15 milion abonentë me pagesë dhe Apple News ka 60 milionë përdorues aktiv në muaj.

 

/Telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0