Diploma e mjekësisë do të jepet pas 5 vite punë -

Diploma e mjekësisë do të jepet pas 5 vite punë

diploma e mjeksësisë do të jepet vetëm pas 5 viteve punë

Qeveria Shqiptare ka vendosur se do të duhet që në 5 vitet e para pas përfundimit të shkollës studentët e mjekësisë të shërbejnë në vendin tonë dhe vetëm pas kësaj të pajisen me diplomë. Objektivi është frenimi i largimit të mjekëve nga Shqipëria.

Vendimi u komunikua nga Kryeministri Edi Rama mbledhjes së qeverisë.

Sipas tij, asnjë mjek i ri që përfundon studimet në universitetin publik, nuk do të pajiset me diplomë, pa shërbyer për 5 vite në Shqipëri.

Ndërsa për studentët që janë aktualisht në studime dhe dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, do të duhet të paguajnë kostot.

Lexo: Në cilin restorant darkoi Bill Clinton në Tiranë?

“Dola për të dhënë një mesazh lidhur me një vendim të rëndësishëm të qeverisë sot që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend, për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është, besoj unë shumë i qartë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që paguan taksa.

Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera, është një profesion i lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin e çdo shteti për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, çdo familjeje, çdo të moshuari dhe fëmije për të pasur kujdes shëndetësor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0