Dikush fiku njoftimet e telefonit për një javë dhe ja çfarë ndodhi - Business Magazine Albania

Dikush fiku njoftimet e telefonit për një javë dhe ja çfarë ndodhi

Përshëndetje të gjithëve!

Si jeni? A keni arritur të përshtateni me rutinën tuaj të shkollës? Të zgjohesha herët dhe të shtrihesha për gjumë pas mesnatës ishte një torturë e vërtetë për mua derisa vendosa të bëja një eksperiment të vogël. Për të qenë e sinqertë, unë isha mjaft skeptike në lidhje me rezultatet në fillim, por ajo që ndodhi më vonë më mahniti!

Diku lexova se fikja e njoftimeve të telefonit mund të na bënte më të qetë dhe më pak të stresuar, kështu që vendosa ta provoj. Në fillim, u tmerrova pak nga ideja për të fikur të gjitha njoftimet e telefonit tim. Në fund të fundit, jam mësuar aq shumë që të shoh ekranin sa herë ndizet drita dhe del një njoftim, sa në një farë mënyre është bërë pjesë e dorës sime. Gjithsesi, doja të sfidoja veten, kështu që i fika. E nisa me email-in, pastaj me Facebook, Instagram, YouTube, TikTok. Mbyllja e WhatsApp-it ishte më e vështira, por pasi mbarova disa mesazhe të rëndësishme punësh, i mbylla dhe njoftimet aty.

Gjithë verën e kam kaluar duke qëndruar zgjuar vonë, duke parë rrjetet e mia sociale apo video qesharake në YouTube dhe TikTok. Por tani që i jam kthyer shkollës, më duhej me patjetër diçka që të më rikthente në rutinën time të gjumit.

Ja si ndryshoi jeta ime, një javë pasi “fika” telefonin:

  • Më në fund arrita të përshtatem me rutinën time të kthimit në shkollë, dhe tani jam duke fjetur në mënyrë paqësore në orën 10:30-11:00 të mbrëmjes. Ndonjëherë, edhe pak më vonë. Megjithatë, sigurohem që të mos kalojë thuajse asnjëherë ora 00:00.
  • Ndihem më e qetë, edhe pse fillimi i vitit shkollor është zakonisht shumë stresues. Unë në fakt, nuk ndihem aspak e stresuar.
  • Koha ime para ekranit u zvogëlua në mënyrë dramatike. Unë kaloj më pak kohë duke parë telefonin tim dhe tani mund të gjej mënyra më të mira për ta përdorur këtë kohë “shtesë”. Tani do preferoja të shëtisja ose të lexoja një libër, sesa të përpiqesha të ndiqja trendet e fundit në TikTok.
  • Është më e lehtë për mua të përqendrohem në studimet e mia. Rezulton se unë mund të punoj një ese për një 30-45 minuta rresht pa u shpërqendruar. Kujt ia kishte marrë mendja?!

Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i eksperimentit tim dhe, për të qenë e sinqertë, nuk dua të ndalem. Kam ndezur vetëm njoftimet e WhatsApp-it sepse më duhen dhe asgjë tjetër. Do të shohim se ku do më çojë ky “eksperiment”, por tani për tani dua ta vazhdoj sepse po më pëlqen ky version i ri i vetes. Po më pëlqen të kuptoj se po, orët e një dite mjaftojnë për të bërë gjithë punët që kam.

BRIGHTSIDE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0