Dija konvencionale vs faktet, si të ndërtohet besimi mbi risitë

Dija konvencionale vs faktet, si të ndërtohet besimi mbi risitë

Dija konvencionale

Drejtues të kompanive të njohura në botë, ndanë eksperiencat e tyre në konferencën online të The Economist.

Kërcënimi më i madh me të cilin përballen novacionet është besimi i plotë në atë që quhet  “dija konvencionale”, e cila kufizon industritë në metoda të vjetra, që nuk bazohen shumë në fakte. Ata që kërkojnë të gjejnë siguri në inovacion e keqkuptojnë pasigurinë e risive, dhe vetëm zgjedhja e ideve, që janë testuar në mënyrë rigoroze sjell pengim të progresit.

Kjo ishte tema që u trajtua në webinarin e organizuar së fundi nga prestigjiozja The Economist, me folës nga industri të ndryshme, që synojnë ndërtimin e novacioneve që përmirësojnë jetën. Konferenca Online e mundësuar nga Mission Winnow, u dha mundësinë ndjekësve nga e gjithë bota të ndërvepronin me drejtues të kompanive të njohura, të cilët ndanë me ta sfidat që hasin bizneset për të prezantuar risi në treg dhe për të ndërtuar urat e besimit përmes fakteve.

Gjatë bisedës së drejtuar nga pyetjet e ndjekësve, Jacek Olczak COO në Philip Morris International, Poppy Gustafsson Drejtuese Ekzekutive e Darktrace, kompani e bazuar në Inteligjencën artificiale dhe Will Moy Drejtues Ekzekutiv i Full Fact kompani britanike mbi kontrollin e fakteve, sollën këndvështrimet dhe eksperiencën e tyre.

Sipas tyre, një sistem i bazuar në fakte dhe prova duhet të jetë pjesë e zgjidhjes. Duke nxitur besimin në fakte si bazë për marrjen e vendimeve, duke i dhënë përparësi transparencës dhe promovimit të shpërndarjes së ideve, të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësinë për të kuptuar ndryshimet e shpejta në vendimmarrje.

Jacek Olczak, duke u nisur nga eksperienca e Philip Morris, që prej më shumë se një dekade ka ndërmarrë një sfidë të rëndësishme për ndryshimin e duhanpirjes duke ofruar produkte alternative që reduktojnë dëmin, u shpreh se çdo industri përballet me opinione dyshuese.

“Në çdo industri, si ajo farmaceutike, duhani, apo ushqimore, gjithmonë del dikush me hipoteza të cilat përpiqet t’i vërtetojë. Në rastin tonë kur flasim për reduktimin e dëmeve të duhanpirjes ne kemi mbrapa mbështetjen e shkencës, eksperimenteve dhe studimeve të cilat i publikojmë dhe më pas bëhen subjekte të studimeve të pavarura. Shpesh përballemi me shprehjen ‘pse duhet t’i besoj shkencës suaj’. Shkenca nuk i përket askujt dhe faktet, që dalin prej saj nuk janë për t’u injoruar. Është e vështire ndonjëherë kur njerëzit nisin të gjykojnë mbi burimin dhe besoj se këtu nuk duhet të neglizhojmë shkencën, që vjen nga burime të ndryshme, por ta verifikojmë atë. Duhet transparencë ashtu siç bëjmë dhe ne pasi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara”, tha Olczak.

Ndërsa për Poppy Gustafsson, duke qenë se vetë sfida e novacionit është të bësh diçka që nuk është bërë më parë, duhet punë për të ndërtuar besimin e konsumatorëve. “Si ta ndërtosh besimin mbi diçka, që nuk është bërë kurrë më parë e t’i bësh njerëzit ta përdorin atë? Për mua gjithçka është të tregosh më shumë sesa të flasësh. Kur sjell një novacion në treg duhet të vijosh të demonstrosh dhe të tregosh e të lejosh përdoruesin të ndërtojë besimin. Faktet dhe evidencat janë shumë të rëndësishme. Por novacioni është një fushe shume kreative që arrin deri në limite. Si për shembull sot kemi një smartphone në xhep, gjë që ka qenë e paimagjinueshme më parë, pasi i tillë është novacioni i paimagjinueshëm”. Ajo përmendi gjithashtu se fakti që sot njerëzit përballen me shumë burime informacioni, mund t’i kthejë ata në konsumatorë pasivë.  “Ka një pikë kur njerëzit bëhen pasivë, kur ka shumë zhurmë përreth dhe kjo ndikon në besimin e tyre, pasi nuk dinë cilën rrugë të zgjedhin e në këtë pikë ata ndalojnë së dëgjuari”.

Duke rënë dakord se besimi i konsumatorit është një nga sfidat reale me të cilën përballen sot industri të ndryshme në botë, gjatë konferencës theksi u vendos tek transparenca si çelës për ndërtimin e besimit.

Sipas Olczak, “dyshimet e konsumatorit janë reagime mëse normale kur përballesh me një risi, të cilën nuk e njeh dhe nuk di a duhet t’i besosh. Në këtë situatë duhet treguar empati për procesin e ndryshimit të mendimit. Por duhen marrë hap pas hapi për të ndërtuar besimin dhe perceptimin mbi produktin e ri e për të pranuar faktet”. Ai theksoi se mos marrja parasysh e fakteve që vijnë nga shkenca, studimet apo eksperimentet e provuara, mund të sjellë ndikime negative të cilat pengojnë progresin.

Duke dhënë shembullin e PMI, Olczak tha se “në biznes gjithnjë hasen dyshime, por kjo nuk e çon diskutimin përpara. Detyra e liderit të kompanisë është të mos qëndrojë në  fashën “e nuk të besoj”, por të tregojë se çfarë mund të bëjë për të vërtetuar këto. Kjo është logjika që ndjek PMI, e cila është gjithashtu një logjike universale”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0