Digjitalizimi i bujqësisë në fokus të politikave të MBZHR - Business Magazine Albania

Digjitalizimi i bujqësisë në fokus të politikave të MBZHR

Digjitalizimi i bujqësisë

Bujqësia mbetet një sektor kryesor për ekonominë e vendit dhe zhvillimi i saj po përparon sot, në shumë drejtime. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, paralelisht politikave mbështetjes për zhvillimin e saj po orienton bujqësinë edhe drejt digjitalizimit.

Sipas MBZHR-së, fermerët kanë nevojë sot edhe për qasje të shpejtë dhe akses në të dhëna për të adresuar çështjet në terren.

“Portali i fermerit, është projekti më i ri që i ndihmon fermerët të marrin informacionin e nevojshëm në kohën e duhur dhe të mund të përmirësojnë rendimentet, zvogëlojnë humbjet dhe sigurojnë që prodhimi të dërgohet në tregun e duhur dhe të shitet me një çmim më të favorshëm”, shprehen ekspertët e bujqësisë.

Gjithashtu informimi digjital, theksojnë ata, në të njëjtën kohë mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjurmimit të produkteve nga ferma tek konsumatori, gjë që mund të rrisë sigurinë ushqimore si dhe të ndihmojë blerësit të njohin vlerën ushqyese të asaj që po blejnë.

Bujqësia po kalon një transformim digjital, por kjo kërkon kohë. Në fakt, shumë investitorë në bujqësi po vërejnë që investimet e tyre janë më pak të suksesshme me mënyrën tradicionale të operimit në stade të ndryshme të aktiviteteve bujqësore. Dhe ndërsa përparimet masive në makineri dhe teknologji gjatë gjysmëshekullit të fundit kanë rritur produktivitetin, ndryshimet klimatike dhe rritja e popullsisë kërkojnë prodhim gjithnjë e më të lartë.

Lexo: Pesë pyetje që përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese

Gjatë sezonit të kultivimit, shumica e fermerëve janë të fokusuar në fushë, pra në terrenin prodhues, dhe jo të lidhur me një kompjuter apo aplikacion elektronik. Por për të marrë vendimet më të mira për fermat e tyre, ata kanë nevojë për qasje në të dhëna të shpeshta që janë të zbatueshme dhe të lehta për t’u përdorur. Bujqësia digjitale mund të ndihmojë që praktikat e tyre të jenë më fitimprurëse dhe më miqësore me mjedisin në të njëjtën kohë.

Bujqësia digjitale shtrihet edhe në blegtori, gjë që mund të mundësojë mirëqenien dhe shëndetin e kafshëve. Tashmë, fermerët e qumështit në shumë vende të botës përfshijnë bujqësinë digjitale në praktikat e menaxhimit. Programet e menaxhimit të ushqimit, programi i regjistrimeve të qumështit, matësit e qumështit, pedometrat dhe shiritat digjital të përtypjes, të përdorura për të monitoruar përtypjen e ushqimit, janë të zakonshme në fermat e qumështit.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0