Digital Tirana, platforma dedikuar startup-eve dhe nomadëve digjitalë në Tiranë - Business Magazine Albania

Digital Tirana, platforma dedikuar startup-eve dhe nomadëve digjitalë në Tiranë

Digital Tirana

Inovacioni është kryefjala e kryeqytetit shqiptar këtë vit, si për shkak se është përzgjedhur si Kryeqyteti i rinisë për këtë vit, edhe për faktin se rinia dhe digjitalizimi shihen si një mundësi ideale zhvillimi, punësimi dhe ulje e emigrimit. Për të kuptuar më shumë ne kemi zhvilluar një intervistë me Faola Hodaj, Drejtore e Inovacionit në Bashkinë e Tiranës

Ky është viti i rinisë për Tiranën, pasi Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Çfarë po bën konkretisht Zyra e Inovacionit në këtë drejtim? Cilat janë projektet tuaja më të afërta?

Ekipi i Inovacionit në Bashkinë e Tiranës është i dedikuar në mirë-adresimin e çdo çështjeje që lidhet me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së inovacionit, promovimin e zhvillimit të startup-eve duke ndikuar në ndërtimin e ekosistemit të sipërmarrjes në vend si dhe nxitjen e digjitalizimit të shërbimeve.  

Gjatë këtij viti, të mbushur me aktivitete në kuadër të përzgjedhjes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë, priten projekte dhe aktivitete shumë interesante edhe në ndihmë të ekosistemit të inovacionit. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 94 të numrit 28 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Aktualisht, ekipi i Inovacionit ka ndërmarrë një cikël takimesh të quajtura ‘Innovation Tour’, një format i krijuar për identifikimin e sfidave dhe mundësive që kanë sektorët në zhvillimin e inovacionit brenda kompanive të tyre dhe ndarja e praktikave të mira me Bashkinë Tiranë në kuadër të gjetjes së mundësive të ndryshme të bashkëpunimit. Ky “rrugëtim” ndër sektorë të ndryshëm, përfshin identifikimin e praktikave të mira dhe sfidave të shumta të shprehura nga përfaqësues të sektorëve. Dy takimet e para janë zhvilluar me sektorin bankar dhe atë të turizmit. Pika e tretë e ndalesës së Innovation Tour janë universitetet, të cilat së fundi e kanë kthyer vështrimin nga startup-et dhe zhvillimet në teknologji më shumë se kurdoherë.

Dëshiroj të përmend edhe iniciativën më të fundit tonën: platformën “Digital Tirana”, një platformë e dedikuar e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit në kryeqytet si dhe me një hapësirë të veçantë të dedikuar nomadëve digjitalë. Lançimi i platformës do të realizohet shumë shpejt e ajo që mund të ndaj me audiencën tani është se platforma ka gjeneruar një set të dhënash të të gjithë aktorëve të ekosistemit dhe se është dygjuhëshe. Pas lançimit të saj, ekipi ynë do të kujdeset që platforma të përditësohet kohë pas kohe dhe të jetë pikë reference për cilindo të ri entuziast të sipërmarrjes, investitor apo nomad digjital që dëshiron të dijë më shumë për mundësitë që ofron kryeqyteti në krijimin dhe rritjen e një biznesi si dhe për t’u përfshirë në sektorin e teknologjisë më së miri. 

Lexo: Trajnim mbi Shitjet, nga Rezart Lahi

Gjithashtu, Tirana, si pjesë e Eurocities, një rrjet me më shumë se 200 qytete dhe 38 shtete, i cili përfaqëson afro 130 milionë vetë, është përfshirë së fundi në programin ‘Mentori i së Ardhmes’, një mundësi për të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeç, të cilët do të mund të diskutojnë me vendimmarrës/politikëbërës të qyteteve për problematikat dhe zgjidhjet që gjeneratat e reja propozojnë.

Në muajt në vijim, sfida jonë e rradhës do të jetë identifikimi i talenteve të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në gjimnazet e Tiranës. Rrugëtimi do të jetë sfidues, por mendoj se do të jetë një mundësi e artë për të gjithë ata të rinj që kanë pasion teknologjinë dhe kanë ide, për të cilat kanë nevojë që dikush t’i dëgjojë dhe pse jo të jenë krijuesit e së ardhmes!

Si do të përfshiheni në shkollat e mesme për gjetjen e inovatorëve?

Programi i parashikuar do të organizohet në formë konkursi, duke përzgjedhur të rinj brenda një gjimnazi e më tej në një konkurs të madh ndër gjimnaze. Ndaj, do ftoja të gjithë ata që na lexojnë ta referojnë diku ose të aplikojnë pasi guximi në këto raste bën diferencën. Do t’u thoja të gjithë të rinjve të gjimnazeve se nëse kanë frikë se ideja e tyre nuk është aty ku duhet ose edhe nëse janë të paqartë për ekipin me të cilin do të bashkohen apo nëse do të konkurrojnë vetëm, të guxojnë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi sfidues, pasi përgjigjet do të gjenden përgjatë sfidave.

Cilat prisni të jenë ndikimet kryesore që do të sjellë bashkia në komunitet?

Besoj se Tirana, përpos shpalljes si kryeqytet i rinisë, ka vërtetuar se është një zë i fortë përfaqësimi për të rinjtë, duke ndërtuar mekanizma përfaqësues dhe lehtësues për ta si socialë ashtu edhe teknologjikë. Të gjithë të rinjtë sot mund të aktivizohen si vullnetarë pranë qytetit, të trokasin e të tregojnë idetë e tyre si dhe të shtrojnë çështje që i shqetësojnë në komunitet. Jam e bindur se duke lehtësuar komunikimin me të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e saj, bashkia ka sjellë dhe do të sjellë ndikimin më të madh në promovimin e një qyteti demokratik. 

Gjithashtu, dua të theksoj se roli i Bashkisë si një aktor i rëndësishëm promotor në ekosistemin e sipërmarrjes dhe inovacionit, duke u nisur nga potenciali i madh i kryeqytetit si një inkubator teknologjik, do të sjellë krijimin dhe rritjen e kapaciteteve të startup-eve të reja duke i krijuar mundësitë që këtyre startup-eve ju duhen në gjetjen e investitorëve dhe aktualizimit të vlerës reale të tyre në treg.

Artikulli u publikua më parë në faqen 94 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0