Amazon blen Bee AI – Pajisjen që dëgjon gjithçka që thuhet - Business Magazine Albania

Amazon blen Bee AI – Pajisjen që dëgjon gjithçka që thuhet

Amazon blen Bee AI – Pajisjen që dëgjon gjithçka që thuhet

Amazon ka blerë Bee, një startup që zhvillon teknologji të inteligjencës artificiale të vendosur në kyçin e dorës. CEO e Bee, Maria de Lourdes Zollo, njoftoi në LinkedIn se kompania po bashkohet me Amazon për të ndihmuar në “sjelljen e një AI vërtet personale dhe të pavarur për më shumë përdorues”.

Bee ka krijuar një pajisje të vogël, të ngjashme me Fitbit, me çmim 49.99 dollarë, e cila dëgjon bisedat përreth dhe përdor inteligjencën artificiale për t’i transkriptuar. Më pas, ofron përmbledhje të personalizuara të ditës suaj, kujtesa dhe sugjerime përmes aplikacionit Bee. Përdoruesit mund t’i japin akses pajisjes në email-et, kontaktet, vendndodhjen, eventet në kalendar dhe galerinë, duke ndërtuar kështu një histori të kërkueshme të aktiviteteve të tyre. Megjithatë, pajisja nuk është perfekte. Një përfaqësuese e The Verge, Victoria Song, pati mundësinë ta testonte dhe vuri re se Bee shpesh ngatërronte bisedat reale me ato të dëgjuara nga televizori, videot në TikTok, muzika apo filmat.

Lexo edhe:Abu Dhabi shpallet për të nëntin vit radhazi si qyteti më i sigurt në botë

Në lidhje me privatësinë, një nga pikat që ka ngritur interes, Amazon ka deklaruar se do të ruajë standardet e mbrojtjes së të dhënave që Bee ka vendosur deri më tani. Zëdhënësja e Amazon, Alexandra Miller, u shpreh se kompania “kujdeset thellësisht” për privatësinë dhe sigurinë e klientëve. Ajo shtoi se Amazon do të punojë me Bee për të ofruar edhe më shumë kontroll për përdoruesit pas përfundimit të marrëveshjes. “Që nga themelimi ynë, kemi qenë mbrojtës të fortë të të dhënave të klientëve tanë dhe nuk kemi qenë kurrë në biznesin e shitjes së informacionit personal,” tha Miller. “Produktet tona janë të dizajnuara për të mbrojtur privatësinë dhe për të garantuar që përdoruesit të kenë kontrollin e plotë mbi përvojën e tyre, dhe e njëjta qasje do të zbatohet edhe për Bee.”

Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike, por të gjithë punonjësit e Bee kanë marrë oferta për t’iu bashkuar Amazon. Kjo lëvizje konfirmon ambicien e Amazon për të avancuar në fushën e AI dhe për të sjellë agjentë digjitalë personalë më pranë përdoruesve, përmes pajisjeve të përditshme.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0