Diaspora "mungoi" në Kosovë. Të ardhurat nga diaspora ranë rreth 5 herë ndaj një viti më parë - Business Magazine Albania

Diaspora “mungoi” në Kosovë. Të ardhurat nga diaspora ranë rreth 5 herë ndaj një viti më parë

Në një kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.  Përveç remitencave të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, vërehet rënie në investimet e diasporës në pasuritë e patundshme në Kosovë dhe blerje të pajisjeve për familjarët. Ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë e Kosovës, janë të ardhurat nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm. Para pandemisë, shpenzimet e diasporës në Kosovë llogariteshin të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro apo 4.6% të PBB-së në vit. Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83%. Përveç frikës nga virusi korona, pengesë për ardhjen e diasporës gjatë verës ishin  masat e ndërmarra nga Kosova dhe shtetet tjera për qytetarët që e vizitojnë Kosovën. Rritja drastike e numrit të të infektuarve para sezonit së verës bëri që shumë shtete në Evropë ta kualifikojnë Kosovën si një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit.

Shkurtimi i qëndrimit të diasporës në Kosovë ka pasoja të dukshme në ekonominë e Kosovës dhe i ka ndikuar negativisht sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke filluar nga hoteleria, tregtia me pakicë, derivatet, gastronomia, etj.

LEXO: Kosova, nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali financiar i diasporës, Kosova duhet: të hartojë politika që nxisin ridestinimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, duke krijuar platforma investuese apo emituar obligacione qeveritare për diasporën; të ulet kosto e transferimit të remitencave dhe të rriten programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitencave; Qeveria e Kosovës duhet ta finalizojë regjistrin e diasporës, i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, dhe gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj; të  krijohen rrjete profesionale dhe plane me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; të përmirësohet ambienti i biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës.

GAP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0