DIANA PUSHI, FOLËSE NË KONVENTË - Business Magazine Albania

DIANA PUSHI, FOLËSE NË KONVENTË

Diana Pushi është një profesioniste me një profil akademik të lartë. Statisticiene nga Universiteti i Tiranës.

E licensuar në Kanada në 3 fusha:

– në atë të Financës me titullin CPA;

– të Menaxhimit të Njohurive; dhe

– të Ekselencës.

Krahas ekspertizës në biznes, financë dhe menaxhim projekti, Diana është e a pasionuar në fushën e zhvillimit të potencialit të lartë njerëzor. Për të realizuar atë pasion, është licensuar në fushën e Neuroshkencës si Master NLP Coach dhe Hipnoterapiste, në sistemin energjik dhe atij të Human Design. Diana, së bashku me vajzën, Keidi Pushi, ka themeluar lëvizjen “The Reborn Experience”, për të suportuar njerëzimin në zbulimin e individualitetit të tyre unik dhe realizimit të potencialit të tyre të vërtetë. Për Shqiptarët është e njohur me platformën “Reborn Albania”.

Lexo: KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” – VENDI I DUHUR PËR MË TË MIRËT

Ajo beson qe “çdo njeri ne momentin qe gjen suksesin qe ka emrin e tij, eshte i pandalshem”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0