Dhuroni libra?! Ja disa ide nga Bukinist.al - Business Magazine Albania

Dhuroni libra?! Ja disa ide nga Bukinist.al

libra

Vëmendja ndaj librit është rriur dhe pandemia duket se ka ndikuar pozitivisht në këtë drejtim. Libri është një dhuratë e pasur dhe pak e kushtueshme njëkohësisht, ndaj ne bashkë me Bukinist.al ju sugjerojmë që në planet tuaja të dhuratave, t’i jepni peshë librit.

Intervistë me Albert Gjoka, Menaxher i Bukinist.al

Cila ka qenë ecuria e shitjeve online tek Bukinist.al

Platforma më e madhe e librit Bukinist.al ka pasur rritje nga viti në vit të shitjes së librave, të cilët janë të kategorive dhe për grupmosha nga më të ndryshëm. Së fundi, kemi shtuar edhe librat në anglisht, me fokus librat e biznesit, motivimit, zhvillimit personal. Synimi ynë është që të bëjmë librarinë më të mirë për sipërmarrjen shqiptare me botimet më të fundit në gjuhën angleze, por edhe me botime të përkthyera në shqip. Që nga korriku i vitit 2016 dhe deri më sot konstatojmë me kënaqësi që kemi rritje me më shumë se 40% çdo vit dhe sot kemi komunitetin më të madh të lexuesve në Shqipëri. Kjo është bërë sigurisht falë mbështetjes së madhe që Nettrade Albania, kompania lider në tregun e shitjeve online në Shqipëri, i ka dhënë Bukinist.al. Së fundi, mbyllëm edhe Panairin e Librit Online 2020, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë dhe me botuesit në veçanti. Konstatojmë me kënaqësi që ky ka qenë eventi më i madh i shitjeve online që është bërë ndonjëherë, – por që ne u përshtatëm brenda një kohe të shkurtër dhe janë bërë me dhjetëra aktivitete dhe promocione online, përmes bisedave virtuale me autorë, përkthyes, botues dhe evente të tjera.

Tani, në prag festash dhe me situatën e re, si jeni organizuar për të mundësuar shitjet online?

Gjendja e pandemisë i ka nxitur më tej shitjet online dhe kjo ka favorizuar sigurisht edhe shitjet tek Bukinist.al.

Si çdo fundviti ne kemi ofertat dhe rekomandimet tona. Këtë vit ne u rekomandojmë të gjithëve që të dhurojnë libra, – një gjest i fisëm dhe i bukur, por njëherësh edhe kuptimplotë në kohën kur libri dhe dija janë armët më të fuqishme për t’u përballur me sfidat e ditëve tona. Për ata që bëjnë dhurata libra në sete kanë një ofertë -15%. Po ashtu, ne kemi edhe dy listat tona të rekomandimeve: Librat e festave, – një përzgjedhje me libra të zhanreve të ndryshme, që kanë në fokus festat, por edhe librat e kuzhinës, të mënyrës së të jetuarit etj. Për më shumë, shihni rekomandimet tona tek: https://bukinist.al/sq/220-librat-e-festave)

Rekomandimi i dytë u adresohet lexuesve të vegjël, të cilët ne i quajmë “Përrallat e babagjyshit” (Për më shumë, shihni: https://bukinist.al/sq/219-perrallat-e-babagjyshit). Po ashtu, ka edhe oferta dhe surpriza të tjera. Ne kemi në përdorim gift cards që prej lançimit të Bukinist.al, por këto kohët e fundit ka pasur një rritje të interesit nga lexuesit. Ne i quajme çeçe librash, – dhe janë një mënyrë fantastike për t’ua dhuruar miqve, sidomos në këtë periudhë. Çdokush që dhuron një gift card, i krijon mundësinë miqve që të marrin librat që duan. (Për më shumë rreth gift cards, shikoni linkun: https://bukinist.al/sq/giftcard)

Çfarë mund të gjejnë; ku mund t’i dërgoni dhe a po aplikoni oferta?

Të gjithë librat gjenden lehtësisht tashmë online tek platforma Bukinist.al. Për ata që duan të dhurojnë libra, Bukinist.al ka menduar edhe për paketimin në formë dhurate dhe po përshpejtohet procesi i dërgesave drejt lexuesve përmes partneriteteve që ka me kompanitë e transportit. Janë disa kompani transporti që punojnë me kompaninë tonë, për t’u përgjigjur në kohë kërkesave të shumta të lexuesve.

Lexo: Dhjetori 2020 në Tiranë, ja çfarë mund të bësh

Çfarë do të sugjeronte Bukinist për dhuriminin e librave për fëmijë dhe të rritur?

Këtu dua të ndalem tek disa tituj librash që ua bëjnë më të bukur festat tuaja për festat e fundvitit: Për të rritur, ne kemi përzgjedhur një romancë festash krishtlindjesh në seri të Richard Paul Evans, “Premtimi i Krishtlindjeve” dhe “Streha e Krishtlindjes”, botuar nga Living. Por, po ashtu, kemi rekomanduar edhe librin brilant të kësaj atmosfere “Një këngë feste”, shkruar nga Charls Dickens.  Librat e kujtimeve për bebet e vogla, librat e shëndetit të nënës dhe fëmijës, apo të kuzhinës janë disa përzgjedhje. Mes tyre, vlen të përmenden librat e Arbana Osmanit, Renato Mekollit, apo Linda Fishtës. “Festo me Living” dhe “Libri i vogël i Hygge” janë edhe dy përzgjedhje të tjera fantastike për këtë periudhë. Për shkak të natyrës së botimeve specifike, ne kemi në fokus gjatë muajit dhjetor shtëpinë botuese Living, librat e së cilës i gjeni në ofertë përgjatë muajit të fundit të vitit tek Bukinist.al

Ndërsa për lexuesit e vegjël, po përmend disa nga titujt më të kërkuar në këtë periudhë: Një dëshirë për Krishtlindje e Katherin Rundell, “Përrallat e Krishtlindjeve”, botim nga Bota Shqiptare, “Përrallat e babagjyshit të Vitit të Ri”, botim i Aeditions; seria e përrallave klasike të Vëllezërve Grimm dhe Andersen, botime të shkëlqyera të hedhura në qarkullim së fundi nga Albas, por edhe botimet e tjera të Mediaprint si “Vajza që donte të shpëtonte librat”, “Fani në kërkim të dritës” apo serinë e “Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës”.

Po për biznesin?

Siç e përmendëm edhe më lart, qëllimi ynë si Bukinist është që të ofrojmë librat më të mirë në shqip dhe anglisht për sipërmarrjen. Libri është një mjet i fuqishëm edukimi në vazhdim për punonjësit dhe drejtuesit në një kompani, prandaj ne tashmë e kemi zgjeruar listën e rekomandimeve të “Biblioteka e sipërmarrësit” me rreth 320 libra në këto dy gjuhë, me fokus menaxhimin, shitjen, marketingun, libra për marketingun digjital, por edhe për zhvillimin personal dhe motivimin. Nëse një biznes e ka në fokus dhe me interes që librin ta ketë pjesë të rritjes së sipërmarrjes së tij, e themi me siguri se Bukinist.al është një portal zgjidhjesh dhe idesh fantastike, që e bëjnë çdo biznes më inovativ, më kreativ dhe më konkurrues përmes përdorimit të ideve që vijnë nga këto botime.
Ne në vitin 2020 kemi bërë një listë rekomandimesh për librat e biznesit dhe në fillim të janarit bashkë me Business Mag do të bëjmë një tjetër listë, të cilën do ta përzgjedhim sipas kërkesave, kushteve që dikton pandemia dhe elementeve të tjera. Për më shumë, ju ftojmë që të shikoni rekomandimet tona tek: (https://bukinist.al/sq/174-bibloteka-e-sipermarresit)

Cili është trendi?

Platformat online kanë patur rritje të kërkesave, edhe për shkak të pandemisë dhe reduktimit të kontakteve fizike mes konsumatorit dhe shitësit. Por, njëherësh, ka një rritje të kërkesës edhe nga lexuesit jashtë Tirane apo jashtë Shqipërisë. Sigurisht, tregu i librit është ende i ndikuar nga kushtet e krizës; botuesit kanë rrudhur ndjeshëm planet e botimit. Tregu në përgjithësi e vuan ngarkesën fiskale të shtetit, aq më tepër kur shumë botues presin subvencione nga shteti që të mbahet gjallë ky sektor. Gjithësesi, botuesit, librarët dhe të gjithë operatorët e tregut kanë më shumë mundësi për të shtuar promocionin, për të investuar më shumë buxhete në marketing dhe për ti dhënë një mbështetje më të madhe librit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0