Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon të ulet korrupsioni dhe taksat

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon të ulet korrupsioni dhe taksat


Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, tha gjatë konferencës për shtyp se vendi nevojitet të ulë nivelin e korrupsionit dhe taksave, në mënyrë që të mund të tërheqim intestime të huaja. AmCham është një nga komunitetet më të fuqishme në vend përsa i përket sektorit të biznesit. Të ardhurat e bizneseve të huaja dhe vendase që përfaqëson Dhoma Amerikane e Tregitsë arrijnë shifrën e 2.8 miliardë dollarë. Kjo shifër përbën 22% të ekonomisë shqiptare. Por, Jaço tha se AmCham-i është përballur me disa shqetësime gjatë aktivitetit të saj. Ai vuri theksin tek respektimi i ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”. Ky ligj në fuqi detyron organin publik që drafton ligjin, t’i japë palëve të interesuara minimalisht 20 ditë punë për të depozituar opinionin e saj, ose në raste të legjislacioneve komplekse, 40 ditë. “Por, administrata publike me përjashtime të rralla, muk e respekton kete ligj”, u shpreh Jaço. Vetëm po të marrim Paketën Fiskale – një nga paketat më komplekse ligjore – ne kemi marrë njoftim nga 2 ditë në 18 ditë por asnjëherë nuk ka përmbushur as pragun minimal të 20 ditëve”, shtoi ai. Ai e cilësoi këtë “një praktikë të gabuar dhe me një efekt negativ për besimin reciprok mes komunitetit të biznesit dhe administratës publike”.

Lexo këtu: Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka Botërore, nxisin investimet me kapital privat në Shqipëri

Jaço në emër të Dhomës Amerikane të Tregtisë i bëri thirrje “administratës publike dhe sidomos Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që të monitorojë respektimin e ligjit për konsultimin publik”.  Përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti”, u shpreh Jaço.

Por që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejnë terren dhe klimë të favorshme tha Jaço, ndërsa vuri në dukje nivelin e ulët të konkurrueshmërisë së Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale. “Shqipëria renditet e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart.  Mali i Zi renditet në vendin e 50, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”.

Jaço u shpreh optimist për potencialin e Shqipërisë për investimet e huaja. Ndaj dhe ai vlerësoi se “marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA në aspektin politik, ushtarak, të sigurisë etj,  Shqipëria ka të gjithë mundësinë ti shtrijë edhe në nivelin tregtar”. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një historik të mirë bashkëpunimi me të gjitha qeveritë në Shqipëri. Në vijim të kësaj tradite, Jaço bëri publik për herë të parë lançimin, gjatë vitit 2020 të një iniciative strategjike, e cila ka për synim përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

“Kemi identifikuar elementët dhe parimet kryesorë të inisiativës dhe jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe shoqata biznesi, për propozimin e masave konkrete, në mënyrë që, Shqipëria të bëhet lider në rajon” tha Presidenti i AmCham.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0