Dëshironi të shisni shtëpinë sa më shpejt? Atëherë lyeni dhomat me këtë ngjyrë - Business Magazine Albania

Dëshironi të shisni shtëpinë sa më shpejt? Atëherë lyeni dhomat me këtë ngjyrë

Dëshironi të shisni shtëpinë sa më shpejt? Atëherë lyeni dhomat me këtë ngjyrë

Mençuria konvencionale thotë se shtëpitë shiten më shumë më mirë kur ata janë të lyera me ngjyra neutrale si e bardhë, ngjyrë qumështi dhe bezhë. Por një studim tregon se mund të jeni pak më të guximshëm në përzgjedhjen e ngjyrave. Muret e shtëpisë suaj në ngjyrë gri, të kaltër dhe madje nuanca të ngjyrës blu nënkuptojnë më shumë letra jeshile në xhepin tuaj kur shisni një shtëpi.

Një analizë e re për 32,000 foto të shtëpive të shitura nga faqja e pasurive të patundshme Zillow.com, ka treguar se nuancat e hapura të ngjyrës blu dhe vjollcë, sidomos në një tualet, lidhen me rritjen e vlerës së shtëpisë mesatarisht me 5,440 dollarë.

Nga ana tjetër, shtëpitë me tualete në ngjyrë të bardhë janë shitur mesatarisht 4,035 dollarë më pak sipas Zillow.”

Kuzhina dhe tualeti janë pikat kryesore për një blerës. Gjithsesi, tualetet janë më të standartizuar se kuzhinat, kështu që disa ngjyra të caktuara mund të ndryshojnë me të vërtet pamjen dhe ndjesinë e një hapësire,” thotë Kerrie Kelly, eksperte e dizajnit të shtëpive në Zillow. “Ngjyra e murit në kuzhinë është po aq e rëndësishme sa paisjet e kuzhinës, materiali dhe forma e banakut.”

Lexo edhe:FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre

Nuancat e ngjyrës blu gjithashtu rrisin vlerën e shtëpisë nëse aplikohen në dhomat e tjera. Shtëpitë me dhoma gjumi në ngjyrë të kaltër shiten mesatarisht 1,856 dollarë më shumë. Shtëpitë ku dhoma e ngrënies është në ngjyrë gri në blu, blu dhe blu e zënë, shiten mesatarisht 2,000 dollarë më shumë.

Ngjyra blu e hapur dhe tonet blu-gri në kuzhinë shoqërohen me një rritje në vlerën e një shtëpie prej rreth 1,800 dollarë. Por, këto trende mund të ndryshojnë shpejt. Vitin e kaluar rekomandohej një kuzhinë në ngjyrë të verdhë, ndërsa sot vlera e shtëpive ku kuzhina është e lyer me të verdhë ka rënë mesatarisht me 820 dollarë.

Pavarsisht ngjyrës, besohet se të paktën një ose dy dhoma të lyera me ngjyra ndikojnë në shitjen më të shpejtë të një shtëpie. Ky është një investim minimal që dhe vet ju mund ta bëni me një kovë boje.
“Shitësit duhet të zgjedhin ato ngjyra që e tërheqin sa më shumë audiencën,” sugjeron Kelly. “Sa më shumë sy të habitur, aq më shumë para në xhepin tuaj.”

Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0