Dëshironi të bëheni pjesë e listës Forbes Under 30? Thirrjet për aplikim për vitin 2019 janë të hapura

Dëshironi të bëheni pjesë e listës Forbes Under 30? Thirrjet për aplikim për vitin 2019 janë të hapura


Për të tetin vit, Forbes po kërkon liderët më të mirë dhe më të guximshëm, krijuesit dhe mendimtarët për t’u bashkuar me komunitetin dinamik “Under 30”. Themeluesit, financuesit, filantropët, krijuesit e filmave, fashionista-ët janë të gjithë këtu. Është një klub mbreslënës. Në të kaluarën kanë qenë pjesë e kësaj liste Daniel Ek i Spotify, muzikanti Kendrick Lamar, fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, Emily Weiss nga Glossier, Kevin Systrom i Instagram, modeli Karlie Kloss dhe regjisori i Black Panther, Ryan Coogler. Këtë Dhjetor, do të mirëpriten në këtë grup dinamik 600 pionierë të rinj nga 20 fusha të ndryshme.

Mendoni se ju apo dikush që ju njihni duhet të bashkohet në radhët e Under 30? Nëse po, plotësoni këtë formular të nominimit online për listat 2019 për SHBA dhe Europën.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa informacione të dobishme për procesin e aplikimit.

Cila është mosha e duhur?

Për t’u kualifikuar për listën 2019 Under 30, një kandidat duhet të jetë 29 vjeç ose më i vogël (i lindur më 1989 ose më vonë).

Cilat vende dhe rajone kanë të drejtë të aplikojnë. Forbes krijon tre “Under 30” lista (SHBA, Azi, Europë). Janë hapur nominimet si për listat në Europë ashtu edhe në SHBA. Shtetësia nuk ka rëndësi, por duhet të aplikoni në rajonin ku ju si kandidat apo biznesi juaj është më i njohur.

Si e krijon Forbes listën Under 30?

Është një proces me tre hapa. Përmes nominimeve të hapura, rekomandimeve nga investitorëve, drejtues dhe sipërmarrës, ekipi i Forbes mbledh mijëra kandidatë në 20 kategori. Më pas, stafi i Forbes zgjedh rreth 60 finalistë për çdo fushë. Së fundi, legjendat e industrisë (mendoni Mark Benioff, Aileen Lee, David Chang, Jennifer Hyman, Steve Balmer, Phil Knight) zgjedhin 30 finalistët në secilën kategori.

Cilat janë 20 kategoritë?

Art & Style, Shërbime Teknologjike, Edukim, Energji, Sipërmarrje Teknologjike, Financë, Lojëra, Sporte, Sipërmarrje sociale, Hollywood & Entertainment, Ushqim & Pije, Kujdesi shëndetësor, Ligje & Politikë, Prodhim dhe Industri, Marketing & Reklamim, Media, Muzikë, Shitje me pakicë dhe Tregti, Shkencë, Venture Capital.

Po në qoftë se një kompani apo organizatë ka më shumë se një themelues?

Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj / partnerët e biznesit mund të aplikoni bashkërisht në “30 Under 30”. Kur të aplikoni, sigurohuni që të përfshini të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve tuaj ose partnerëve që janë nën moshën 30 vjeç. Nëse nuk e bëni, ata nuk do të konsiderohen si pjesëmarrës. Nëse ata nuk janë në moshën e duhur, nuk do të kualifikohen, por ju do të jeni ende të kualifikuar.

Ku dhe kur janë Samitetet Forbes “30 Under 30”?

  • Samiti Under 30 Azi – Hong Kong, 16 – 18 Korrik.
  • Samiti Under 30 Europë – Amsterdam, 5 – 7 Shtator 2018
  • Samiti Under 30 SHBA – Boston, 30 Shtator – 3 Tetor 2018

Keni më shumë pyetje? Kontaktoni në email editunder30@forbes.com.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0